Turqia po shet dollarë që të luftojë zhvlerësimin e lirës - Business Magazine Albania

Turqia po shet dollarë që të luftojë zhvlerësimin e lirës

Banka Qendrore e Turqisë tha se ka ndërhyrë në tregun e shkëmbimit të valutave të huaja të premten për të shitur dollarë në kohën kur lira përsëriu iu afrua vlerave më të ulëta rekord pas shqetësimit të vazhdueshëm rreth politikës së Presidentit Rexhep Erdogan, i cili vazhdon të mbajë të ulëta normat e interesit.

Kjo është hera e tretë brenda vetëm dhjetë ditëve që Banka Qendrore njoftoi për ndërhyrje, pavarësisht rezervave të varfëruara, për shkak të “rritjes së pashëndetshme të çmimeve”. Dy ndërhyrjet e kaluara u bënë javën që shkoi dhe e mbajtën lirën nën 14 në këmbim me një dollar, shkruan Reuters.

Lexo edhe: Lira turke përfundon në raportin 12 me 1 përballë dollarit. Zhvlerësimi më i madh në histori

Rreth mesditës së të premtes, një dollar amerikan u këmbye me 13.88 lira, 0.55 më dobët për lirën se të enjten. Vlera në mesditë ra deri në 13.95 lira për një dollar para ndërhyrjes së Bankës Qendrore, afër rekordit të vlerës më të ulët prej 14.00, që u shënua javën e kaluar.
Valuta turke ka pësuar rënie të vlerës prej 46 për qind në raport me dollarin këtë vit, duke nxitur inflacionin në një ekonomi që varet shumë nga importet.
Presidenti turk vazhdimisht e ka përkrahur uljen e normës së interesit përderisa po promovon një plan të ri ekonomik me prioritet rritjen ekonomike, prodhimin dhe eksportin, pavarësisht kritikave të gjera të ekonomistëve për këtë lloj politike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0