Turqia në recesion, si pasojë e konflikteve ndërkombëtare politike - Business Magazine Albania

Turqia në recesion, si pasojë e konflikteve ndërkombëtare politike


Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan, po përballet me recesionin e vendit të tij, për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, ndërsa përgatitet për zgjedhjet vendore.

Prej më shumë se tre muajsh Turqia ka hyrë zyrtarisht në recesion. Ekonomia e këtij vendi u tkurr 2.4% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pas uljes 1.6% në tremujorin e mëparshëm.

Ekonomia turke u dobësua, pas një zhvlerësimi të fortë të monedhës vendase. Pasojë e luftës tregtare me SHBA-në, lira u zhvlerësua 30% ndaj dollarit, duke bërë që vendi të importojë shumë më shtrenjtë.

Konflikti politik me pasoja të theksuara ekonomike lidhet me qëndrimet e kundërta të Turqisë dhe SHBA-ve për disa çështje. Dy burime konflikti janë mënyra si luftohet grupi militant i shtetit islamik në Siri dhe planet e Turqisë për të blerë sisteme raketore në Rusi.

Një konflikt i zgjatur është edhe kërkesa e Turqisë për ekstradimin nga SHBA i Fethullah Gulen. Zyrtarët e akuzojnë atë për grushtin e shtetit në Turqi në vitin 2016, Ndërsa Zyrtarët e SHBA vlerësojnë se nuk ka prova të mjaftueshme për ekstradimin e tij.

FT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0