Turqia drejt recesionit. Lira nuk ndal rënien

Turqia drejt recesionit. Lira nuk ndal rënien


Monedha e Turqisë ra përsëri të hënën, pasi vendi u përball me një krizë që ka tronditur tregjet në mbarë botën. Lira turke ra më shumë se 11% kundrejt dollarit amerikan, pasi tregjet u hapën në Azi përpara se të mbulonin disa nga humbjet e saj në tregti.

Lira kishte rënë me më shumë se 20% javën e kaluar, kur u intensifikuan përplasjet politike me Shtetet e Bashkuara dhe investitorët vunë re mungesën e veprimit të qeverisë turke për të trajtuar problemet që pengojnë zhvillimin e saj ekonomik.

Rënia e lirës ka krijuar tregje globale të paqëndrueshme. Bankat europiane janë nën presion të veçantë për shkak të shqetësimeve rreth ekspozimit të huadhënësve ndaj Turqisë, shkruan CNN. Të hënën, rezervat ranë 2% në Tokio dhe më shumë se 1% në Hong Kong.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka hedhur poshtë thirrjet për vendin për të rritur normat e interesit, në përpjekje për të lehtësuar krizën .”Ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. Nëse investitorët vijnë  me dollarë atëherë ne do të gjejmë mënyra të tjera për të bërë biznes”. U  shpreh Erdogan në një fjalim të dielën.

Ekonomistët po paralajmërojnë se nëse besimi nuk do të restaurohet shpejt, Turqia mund të bjerë në një krizë recesioni dhe borxhi që kërkon një shpëtim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Investitorët janë të shqetësuar qartazi se qeveria e Turqisë nuk do të veprojë (ose të lejojë bankën qendrore të veprojë) për të rritur monedhën dhe frika po rritet. Kjo mund të rezultojë në një krizë në sektorin bankar të Turqisë”, – shkroi William Jackson, ekonomist në firmën kërkimore Capital Economics, në një shënim për klientët ditën e  premte.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0