Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.
Pas bisedimeve tre-palëshe ku ishte pjesëmarrës edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, Turqia dhe Ukraina kanë arritur disa marrëveshje bilaterale.
Në këtë kontekst, marrëveshja mes Turqisë dhe Ukrainës për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov dhe ai i Tregtisë, Mehmet Mus.
Lexo edhe: Marrëveshje për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë
Marrëveshja do të krijojë një Task Force midis dyja vendeve për rindërtimin e Ukrainës.
Task-Forca do të koordinojë rindërtimin e objekteve me rëndësi sociale dhe ekonomike në Ukrainë, si rrugët, urat, infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike, spitalet dhe shkollat.
Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktu ar viktima dhe dëme materiale./ Deutsche Welle
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto