Turizmi në Shqipëri, marketing i lartë por rritje vetëm me 5.3 % - Business Magazine Albania

Turizmi në Shqipëri, marketing i lartë por rritje vetëm me 5.3 %


Vitet e fundit, Shqipëria është marketuar fort në arenën ndërkombëtare, si një nga destinacionet më tërheqëse për t’u vizituar. Gjigantë mediatikë si BBC, “Business Insider” apo “Boston Globe” e kanë vendosur vendin madje në listën e 10 destinacioneve më tërheqëse të planetit.

Por, pavarësisht këtij publiciteti të fortë, të dhënat e sapopublikuara të Bankës së Shqipërisë tregojnë se, vendi nuk po arrin të përfitojë maksimalisht nga turizmi.

Sipas Bankës, të ardhurat hyrëse nga turizmi vitin e kaluar u rritën me vetëm 5.3 për qind. Më konkretisht, nga 1 miliard e 283 milionë euro që ishin në 2014-n, vitin e kaluar shifra arriti në 1 miliard e 352 milionë euro.

Të dhënat historike tregojnë se, të ardhurat nga turizmi kanë ngecur në këto nivele prej disa vitesh, pa mundur të shënojnë hovin e pritshëm. Madje, shpesh vendi është përballur edhe me një paradoks, atë të rritjes së numrit të turistëve, por jo edhe të të ardhuravë që ekonomia përfiton nga ta.

Pas rënies së ndërtimit dhe rrudhjes së dërgesave nga emigrantët, turizmi është evidentuar nga shumë institucione të specializuara dhe nga vet qeveria, si një nga sektorët me potencialin më të madh për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Por deri më tani, përfitimet nga turizmi mbeten të kufizuara dhe ky sektor nuk është shndërruar ende në motorin, që mund të mbajë barrën e rritjes ekonomike.

 

/ Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0