Rritja e numrit të pushuesve që vizituan Shqipërinë është konfirmuar edhe muajt e fundit. Në Qershor, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin vendas ishte gati 12% më shumë se në Qershorin e një viti më parë.
Për shtetasit e huaj rritja ishte 13% duke arritur në gati 500 mijë hyrje nga vetëm një muaj. Ky është një nivel i përafërt me pritshmëritë e operatorëve turistikë për këto muaj.
Lexoni: Turizmi rrezikon të mbetet peng i çmimeve të ulëta
Por, të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave, tregojnë se një pjesë e mirë e pushuesve vijojnë të kenë vizita një ditore në Shqipëri. Sipas INSTAT, 38.5 % e vizitorëve të huaj, patën vetëm vizita ditore ditore në qershor. Kjo pasojë e guidave rajonale, ku pushuesit udhëtojnë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor gjatë turit të tyre disa ditë.
Në gjysmën e parë të këtij viti, numri i shtetasve të huaj u rrit mbi 9% ndaj një viti më parë, duke i kaluar 1.9 milionë persona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.