Turizmi me rritje edhe në shtator. Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e vizitorëve - Business Magazine Albania

Turizmi me rritje edhe në shtator. Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e vizitorëve

Turizmi ka vijuar rritjen edhe gjatë shtatorit e duket se ky do të jetë viti më i mirë për sektorin. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se hotelet dhe strukturat e ngjashme akomoduese kanë pritur rreth 40% më shumë vizitorë në shtator se krahasuar me shtatorin e vitit të shkuar. 

Statistikat flasin po ashtu edhe për një rritje të konsiderueshme të netëqëndrimeve në vend me gati 16%, veçanërisht nga vizitorët jo rezidentë.

Më të frekuentuara këtë periudhë kanë qenë rajoni qëndror i Shqipërisë si dhe zonat bregdetare. Dukshëm, turistët kanë zgjedhur që veç bregdetit të vizitojnë edhe sitet kulturore por jo vetëm që ofron kryeqyteti, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Lexo edhe; Turizmi “shpëton” ekonominë/ 2022, rekord për numrin e vizitorëve të huaj

Turizmi ka rezultuar pozitiv këtë vit në shifra turistësh por edhe në të ardhura të gjeneruara prej tyre. Sipas Instat, prej fillimit të vitit e deri në fund të shtatorit në vend kanë hyrë 6.4 milionë shtetas të huaj, gati 32% më shumë se vitin që lamë pas.

Vetëm për 6-mujorin e parë të vitit, të ardhurat nga turizmi arritën në 1.1 miliardë euro, duke u rritur jo vetëm në raport me një vit më parë, por edhe krahasuar me vitin 2019.  Dukshëm, nga shifrat në rritje të hyrjeve të vizitorëve të huaj në kulmin e sezonit, edhe të ardhurat për 3-mujorin e tretë pritet të jenë ndjeshëm të larta për ta bërë 2022 vitin e turizmit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0