Tung.al: Çmimin do ta përdorim për zhvillimin më tej të aplikacionit tonë - Business Magazine Albania

Tung.al: Çmimin do ta përdorim për zhvillimin më tej të aplikacionit tonë


Emri i projektit: Tung.al

Anëtarët e ekipit: Adela Kadiasi, Enxhi Hamzallari, Ermir Korbeci

Drejtues i ekipit: Ermir / Korbeci / 21 vjeç / Business Informatics

Ermir Korbeci, 21 vjeç, është një nga 4 fituesit e Startup Weekend Tirana. Ishte ky event i cili bashkoi forcat me fondacionin suedez Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB) për të sjellë për tre ditë (29 -31 Maj, 2015), prezantimin e studentëve e profesionistëve të rinj të planeve të tyre të biznesit, me synim rritjen e rolit të trashëgimisë kulturore në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Projekti fitues  u shpall Tung.al një aplikacion inovativ web dhe mobile app me 2 karakteristika kryesore: Tung PAL & TungLAR. Drejtuesi i ekipit të këtij projekti, Korbeci, zbulon në intervistën ekskluzive për Infoalbania këtë eksperiencë dhe detajet e projektit në fjalë:

Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj (jo më shumë se 3 fjali)

Ideja jonë e biznesit ishte një aplikacion që përbëhej nga dy opsione. Njëri opsion quhej TungPAL(point and learn) dhe shërbente si një lexues i një kodi QR që kur skanoje një monument ose objekt historik do të merrje gjithë informacion rreth tij. Ndërsa opsioni tjetër quhej TungLAR(location augmented reality); LAR-i të gjen vendodhjen në çdo moment dhe jep informacione turistike për pikat që ndodhen afër jush.

Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Aplikacioni jonë zgjidh problemin e mungesës së informacionit rreth turizmit në Shqipëri dhe i shërben jo vetëm turistëve shqiptarë por edhe atyre të huaj.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Startup Weekend?

Pritshmeria jonë ishte të fitonim një çmim pasi mendonim se një ky projekt është i nevojshëm për vendin tonë.

Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Po, kjo ishte hera e parë që ne merrnim pjesë.

Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Ishte një fundjavë shumë e bukur edhe pse u lodhëm. Mësuam shumë gjëra të reja për mënyrën sesi të organizohemi më shpejt, më mirë, të prezantojmë veten dhe pikat e rëndësishme të një projekti.

Vlerën e çmimit të fituar për çfarë do ta përdorni?
Vlerën e fituar ne do e përdorim për ta zhvilluar më tej aplikacionin tonë deri sa ta publikojmë të plotë në Play Store dhe në App Store.

Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?
Ne e shikojmë aplikacionin tonë në Play Store dhe në App store. Pas një viti ne shpresojmë ti kemi përfshirë sa më shumë qytete të Shqipërisë në aplikacionin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0