Trump shtyn ndalimin e TikTok pas tarifave ndaj Kinës! - Business Magazine Albania

Trump shtyn ndalimin e TikTok pas tarifave ndaj Kinës!

Trump shtyn ndalimin e TikTok pas tarifave ndaj Kinës!

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se do të shtyjë sërish afatin për zbatimin e ligjit që kërkon shitjen ose ndalimin e TikTok për 75 ditë. Shtyrja vjen pasi njoftimi i Trump për tarifat e reja prishi një marrëveshje që ishte bërë për të transferuar kontrollin e operacioneve të TikTok në SHBA në pronësi amerikane, tha një burim i njohur me marrëveshjen për CNN.

“Administrata ime ka punuar shumë për një marrëveshje për të SHPËTUAR TIKTOK dhe kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm. Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar që të gjitha miratimet e nevojshme të jenë firmosur,” tha Trump në një postim në Truth Social. Të premten, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që formalizonte shtyrjen e zbatimit, sipas një burimi të njohur me urdhrin. Njoftimi erdhi vetëm një ditë para se ndalimi të hynte në fuqi, pasi Trump e kishte shtyrë fillimisht për 75 ditë kur mori detyrën në janar. Ish-Presidenti Joe Biden kishte nënshkruar një ligj vitin e kaluar që kërkonte nga kompania mëmë e TikTok me bazë në Kinë, ByteDance, që të hiqte dorë nga aplikacioni ose të përballej me një ndalim në SHBA, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Ligji ishte planifikuar të hynte në fuqi në janar, por Trump tha se do të shtynte zbatimin në shpresë të arritjes së një marrëveshjeje për të mbajtur aplikacionin “gjallë”. Një marrëveshje u finalizua të mërkurën dhe pritej që Trump ta miratonte atë në një urdhër ekzekutiv gjatë kësaj jave, tha burimi i njohur me marrëveshjen. Urdhri do të niste një periudhë 120-ditore për të përfunduar financimin dhe dokumentacionin për marrëveshjen, e cila do të përfshinte një numër fondesh kapitali sipërmarrës, fonde private dhe gjigantë të teknologjisë që do të investonin në një kompani që do të kontrollonte operacionet e TikTok në SHBA. Kompania mëmë ByteDance do të mbante një pjesë prej 20% në kompaninë e re.

Lexo edhe:Aurora Sulçe: Tarifat e Trump dhe kërcënimi nga një krizë e re çmimesh

Megjithatë, pas njoftimit të Trump për një tarifë shtesë prej 34% ndaj Kinës, ByteDance njoftoi Shtëpinë e Bardhë se Kina po tërhiqej nga marrëveshja derisa të zhvilloheshin negociata për tarifat. Trump dhe ekipi i Shtëpisë së Bardhë që mbikëqyrte marrëveshjen vendosën të premten që të shtyjnë zbatimin e ndalimit me 75 ditë të tjera, pasi nuk ishte e qartë se si do të vazhdonin bisedimet. Trump nuk dha detaje mbi ecurinë e mundshme të marrëveshjes në postimin e tij të së premtes, por tregoi se nevojitet më shumë kohë për ta përfunduar atë. Shtyrja e zbatimit të ndalimit ka të ngjarë të nënkuptojë që 170 milionë përdorues amerikanë të TikTok mund të vazhdojnë të përdorin aplikacionin popullor për video të shkurtra për një të ardhme të parashikueshme. Por vonesa në arritjen e një marrëveshjeje formale ngre pyetje për të ardhmen afatgjatë të aplikacionit, duke pasur parasysh luftën tregtare në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Qeveria kineze ka dhënë pak indikacione publike se do të ishte e gatshme të miratonte një shitje.“Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me mirëbesim me Kinën, e cila e kuptoj se nuk është shumë e kënaqur me tarifat tona reciproke,” tha Trump në postimin e tij, duke shtuar: “Ne nuk duam që TikTok të ‘mbyllet’.” Zëdhënësi i ByteDance tha të premten se kompania mëmë e TikTok “ka qenë në diskutim me qeverinë amerikane në lidhje me një zgjidhje të mundshme për TikTok SHBA,” një pranim i rrallë nga kompania që është e angazhuar në bisedime me Shtëpinë e Bardhë. Një marrëveshje nuk është ekzekutuar ende. Ka çështje kyçe për t’u zgjidhur. Çdo marrëveshje do të jetë subjekt i miratimit sipas ligjit kinez. Një vonesë e dytë në zbatim ka ngritur shqetësime në Kongres, ku shumë anëtarë në mënyrë bipartizane e konsideruan aplikacionin si rrezik për sigurinë kombëtare. Sipas Jeremy Goldman, analist kryesor në Emarketer, shtyrja është një taktikë e njohur e Trump: “Zvarrit kohën, rrit ndikimin, mbaj dramën në zhvillim dhe mbi të gjitha, sigurohu që TikTok të jetë mjaftueshëm i dukshëm për të mbajtur investitorët të interesuar.”

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0