Trump për Tiktok: “Kam një dobësi për këtë app, do e shtyja afati... - Business Magazine Albania

Trump për Tiktok: “Kam një dobësi për këtë app, do e shtyja afatin sërish!”

“E dua këtë aplikacion… por do të mbrohet,” – thotë Presidenti i SHBA, ndërsa afati për ndarjen e TikTok nga ByteDance shtyhet më 19 qershor.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha këtë fundjavë se është i gatshëm të shtyjë sërish afatin për ndarjen e TikTok nga kompania kineze ByteDance, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 19 qershor.

Në një intervistë për “Meet the Press” në NBC, regjistruar në resortin e tij në Mar-a-Lago, Trump tha:

“Do ta shtyja… Dua që kjo të zgjidhet. TikTok është interesant dhe do të mbrohet.”

TikTok, votuesit e rinj dhe lufta tregtare me Kinën

TikTok, platforma e videove të shkurtra me mbi 170 milionë përdorues në SHBA, ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën elektorale të Trump në 2024,  veçanërisht për fitimin e votuesve të rinj. Kjo mund të shpjegojë dhe “butësinë” e papritur ndaj një aplikacioni që dikur e konsideronte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Megjithatë, prapa skenave, tensionet janë të mëdha.

Një marrëveshje për të ndarë operacionet e TikTok në SHBA dhe për t’i kaluar ato në pronësi shumicë të investitorëve amerikanë ishte në zhvillim, por u pezullua, pasi Kina refuzoi të japë miratimin, në kundërpërgjigje ndaj tarifave të reja prej 145% që SHBA vendosi ndaj mallrave kineze.

A ka Trump të drejtë ta shtyjë afatin?

Ligji amerikan kërkon që TikTok të ndalojë operimin në SHBA nëse ByteDance nuk e ndan zyrtarisht pronësinë e saj. Afati fillestar ishte janari 2025, por Trump e ka shtyrë dy here, fillimisht në prill dhe së fundmi në qershor. Tani, ai sinjalizon një shtyrje të tretë.

Demokratët, ndërkohë, kundërshtojnë vendimin, duke argumentuar se presidenti nuk ka bazë ligjore për të zgjatur afatin, dhe se marrëveshja e propozuar nuk përmbush kërkesat ligjore.

“Kina dëshiron marrëveshje,  por tarifat nuk bien lehtë”

Trump deklaroi se Kina është e interesuar për një zgjidhje, për shkak të ndikimit të tarifave të larta në ekonominë e saj, por ai nuk është i gatshëm të heqë dorë menjëherë nga to:

“Në një moment, do t’i ul tarifat, sepse ndryshe nuk do të mund të bëjmë kurrë biznes me ta. Por ata duan shumë të bëjnë biznes,” tha Trump për NBC.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0