Presidenti amerikan, Donald Trump do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet dhe financimet për Organizatën Botërore të Shëndetit.
Në një deklaratë për shtyp, Trump akuzoi OBSH-në për shpërhapjen e koronavirusit, pasi nuk ka qenë e aftë të bëjë reforma dhe marrë masat e nevojshme në kohë. Trump e quajti OBSH-në “një kukull në shërbim të Kinës”.
“Ne sot do të përfundojmë marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do t’i drejtojmë ato fonde në mbarë botën dhe në nevojat urgjente, globale të shëndetit publik,” tha ai në Shtëpinë e Bardhë.
“Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se paguan vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, që është afërsisht 450 milion dollarë në vit. Ne kemi detajuar reformat që OBSH duhet të bëjë dhe të përfshihet drejtpërdrejt me to, por ata nuk kanë pranuar të veprojnë”, vazhdoi më tej Trump.
Lexoni: Presidenti Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për kompanitë e mediave sociale
Ai kritikoi OBSH-në se nuk e detyroi Kinën të jetë më transparente për koronavirusin: “Mungesa e transparencës nga Kina për virusi lejoi që sëmundja të përhapet në të gjithë botën, duke nxitur një pandemi globale që ka kushtuar më shumë se 100,000 jetë amerikane”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.