Treni i ri i ndërtuar në Kinë nuk ka nevojë për hekurudhë - Business Magazine Albania

Treni i ri i ndërtuar në Kinë nuk ka nevojë për hekurudhë


Modeli më i ri kinez i transportit publik është një autobus, tram dhe tren të gjitha në një.

Firma prodhuese CRRC e quan atë “autobusi inteligjent” (smart bus), por është më shumë se kaq. Si tren, mjafton t’i shtohen vagonët; ndërsa si autobus ai mund të lëviz lirshëm nëpër rrugë. 

Treni është i pajisur me sensorë që e lejojnë të ndjek vijat e bardha në rrugë.

“Është njësoj sikur të kesh një hekurudhë virtuale për autobusin,” tha Feng Jianghua, inxhinieri kryesor i CRRC.

Autobusi 30 metra i gjatë mban 300 pasagjerë në tre vagon. Më shumë vagonë mund të shtohen ose hiqen sipas nevojës.

Autobusi inteligjent, i quajtur ndryshe ART, do të kushtojë më pak se sistemi i tramvait apo metrosë, pasi nuk kërkon një infrastrukturë të përcaktuar.

Kjo mendohet të jetë zgjidhja për shumë qytete të vogla në Kinë të cilët nuk mund të përballojnë ndërtimin e hekurudhave.

Një linjë prej 6,5 kilometrash e ART do të ndërtohet në qytetin kinez të Zhuzhou, në vitin 2018.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0