Tregu i punës po vazhdon të japë shenja mjaft të dobëta sa i përket rimëkëmbjes. Në tremujorin e katërt të vitit 2021 papunësia është rritur me 0.1% në krahasim me një tremujor më parë, pa mundur të mbajë ritmin pozitiv.
Shifra e papunësisë në vend vazhdon të mbetet dyshifrore në nivelin 11.4%, pa u rimëkëmbur nga goditja që i dha pandemia. Megjithatë, është më e ulët nga niveli i lartë prej 11.9% në fillimin e vitit.
Lexo edhe: Papunësia ulet në 3-mujorin e tretë, por rikuperimi është i ngadaltë
Alarmues është fakti se në bujqësi punësimi është ulur me 5,3% në krahasim me një vit më parë. Në sektorin e industrisë dhe shërbimeve është rritur.
Sipas statistikave, gati 60% e forcave aktive janë të punësuar, ndërsa sipas shifrave nga zyra e punësimit janë 25 mijë vende të lira pune, që nuk po plotësohen nga tregu vendas. Një faktor kryesor për këtë është emigrimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto