Këtë fillim jave në tregun e këmbimit valutor vendas, dollari amerikan forcoi pozitat në këmbim me lekun shqiptar, duke arritur ne 124.18 lekë ose 0. 46 pikë më shumë se në fundjavë, ndërsa euro shënoi rënie të vlerës.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet 138.33 lekë ose 0.03 pikë më pak se një ditë më parë.
Ekspertët shpjegojnë se rritja e dollarit kundrejt lekut shqiptar ka ardhur e ndikuar nga forcimi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.
Monedha e gjelbër shënoi një rritje kundrejt homologëve të saj më të mëdhenj në bursa. Ndërsa euro vijon rënien.
Ekspertët shprehen se, sezoni veror do të karakterizohet me forcim të lekut kundrejt valutave kryesore kryesisht euro, për shkak të fluksit të turistëve dhe emigrantëve, ndonëse theksojnë ato, luhatjet e këmbimit varen nga lëvizjet në bursat ndërkombëtare. Sipas tyre, vlerësimi i dollarit pritet të japë impakte negative, në çmimin e naftës, e cila blihet me këtë monedhë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto