BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla (ASB) në bashkëpunim me Shoqaten e TIK (AITA) dhe
Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me financim të Norvegjisë, si pjesë e
EBRD Small Business Impact Fund, organizuan një cikël trajnimesh në fushën e “Tregtisë
Elektronike”.
Objektivi kryesor i nismave të tilla është ndërgjegjësimi i NVM-ve për rëndësinë e tregtisë
elektronike në përmirësimin ose transformimin e proceseve të biznesit, në rritjen e efikasitetit
të punës dhe shitjeve, si dhe në ndërgjegjësimin e këtyre biznesve mbi gatishmërinë që duhet
të kenë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe konkurrueshmërinë në rritje për shkak të
zhvillimeve në fushën e shitjeve online.Si rrjedhojë, u mundësua organizimi online, sipas datave të planifikuara, i një cikli prej 7 seminaresh online mbi Tregtinë Elektronike me këto tema:
1. Prezantim i partnerëve, i pjesëmarrësve dhe i punës praktike
2. Tregtia elektronike dhe inovacioni. Ndikimi legjislativ dhe organizativ.
3. Si të ndërtosh një dyqan online? Infrastruktura dhe Siguria.
4. Marketingu dhe Promocioni
5. Sistemi i Pagesave në Tregtinë Elektronike
6. Kanalet e shitjes, aftesia dixhitale dhe shpërndarjes.
7. Prezantim i detyrave të kursit të zhvilluara nga kompanitë pjesëmarrëse.
Gjatë sesioneve të realizuara, 7 ishin trajnerët kryesore:
Dritan Mezini -AITA/duapune.com
Gerti Boshnjaku – New Media Group/Business Magazine
Gjergji Guri – Themelues dhe Administrator i Facilization
Tomi Kallanxhi – Themelues i Big Media Expert
Idlir Ahmati – Administrator i Paysera Albania
Erion Nako – Administrator i SDA nga PROTIK / Administrator i PROTIK
Afrim Osmani- Themelues dhe Administrator i Akademise GEA
Lexo: Sukses përtej Antlantikut, Ravajol Hasani krijon menutë e dy restoranteve në New York
Cikli i trajnimeve në fushën e tregtisë elektronike u zhvillua me kompani NVM të përzgjedhura nga procesi i aplikimit. Fillimisht forma e kontaktit u shpërnda në 6000 kompani, u plotësua nga 88 kompani që shprehën interes për pjesëmarrje dhe nga kjo listë u përzgjodhën 29 kompani për të vazhduar trajnimin. Kompanitë duhet të plotësonin disa kushte të lidhura me industrinë, numrin e punonjësve, planet në lidhje me dixhitalizimin dhe tregtinë elektronike, etj.
Trajnerë të tjerë dhe përfaqësues nga kompanitë më me eksperiencë në fushën e e-Commerce
ishin gjithashtu të ftuar të ndanin njohuritë dhe sukseset e tyre në botën e tregtisë elektronike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto