“Tre pagat e para në Bitcoin” Kryebashkiaku i ri i New York sfidon atë të Miamit: “Do bëhemi qendra e kriptomonedhave” - Business Magazine Albania

“Tre pagat e para në Bitcoin” Kryebashkiaku i ri i New York sfidon atë të Miamit: “Do bëhemi qendra e kriptomonedhave”

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, njoftoi të enjten se do të marrë tre pagat e tij të para në Bitcoin – duke rivalizuar kryebashkiakun kripto-miqësor të Miamit, i cili tha në fillim të kësaj jave se do të merrte pagën e tij të ardhshme në monedhën dixhitale.

“Në Nju Jork ne gjithmonë guxojmë shumë, kështu që unë do të marr TRE pagesat e mia të para në Bitcoin kur të bëhem kryetar bashkie,” shkroi Adams të enjten, duke shtuar përpjekjet e tij për t’u bashkuar me sipërmarrësit e kriptove.

“NYC do të jetë qendra e industrisë së kriptomonedhave dhe industrive të tjera inovative me rritje të shpejtë! Vetem prit!”

Njoftimet e Adams dhe kryebashkiakut të Majamit, Francis Suarez, erdhën si përgjigje ndaj investitorit të kriptove dhe bashkëthemeluesit të “Morgan Creek Digital Assets Anthony Pompliano”, i cili shkroi të martën në Tëitter: “Kush do të jetë politikani i parë amerikan që do të pranojë pagën e tyre në bitcoin?”

Lexo edhe: Në SHBA, tregu i punës për kriptomonedhat po zgjerohet me shpejtësi. Miami synon të bëhet “qendra”

Nuk është hera e parë që Adams ka rivalizon me Suarez, i cili ka vënë në rrezik shumë nga reputacioni i tij politik në ribërjen e Miamit në kryeqytetin e sektorit në zhvillim të kriptomonedhave.

Nga fushata në garën për kryebashkiak në Gotham në fillim të kësaj jave, Adams ka folur gjithnjë e më shumë për përqafimin e bitcoin dhe industrisë më të gjerë të kriptomonedhave.

Demokrati theksoi gjithashtu nevojën që Neë York City të përgatisë një fuqi punëtore lokale për punë në industrinë në zgjerim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0