Tre ditë pas zgjedhjeve, ende numërohen votat në Amerikë - Business Magazine Albania

Tre ditë pas zgjedhjeve, ende numërohen votat në Amerikë

Tre ditë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, mbetet e paqartë se kush do të ketë kontrollin e Senatit.

Balanca e pushtetit në këtë të fundit varet nga rezultati i tre shteteve: Arizona, Nevada – dhe Xhorxhia, votat e së cilës rezultuan në një balotazh që do të mbahet më 6 dhjetor.

Zyrtarët elektoralë i kanë cilësuar vazhdimisht si normale vonesat në shpalljen e rezultateve përfundimtare, duke thënë se procesi mund të dojë dhe ditë të tëra.

Ndërkohë Republikanët po afrohen me një shumicë prej 211 vendesh në Dhomën e përfaqësuesve.  Kontrolli i kësaj dhome do t’u jepte republikanëve të drejtën e vetos mbi programin legjislativ të zotit Biden, si edhe mundësinë që të nisin hetime që mund të jenë të dëmshme për administratën e tij.

Demokratët ia dolën të frenonin megjithatë një “valë të kuqe” republikane që ishte parashikuar para zgjedhjeve. Presidenti i karakterizoi zgjedhjet si një luftë për të shpëtuar demokracinë pasi kandidatët republikanë mbështetën pretendimin e rremë të ish-presidentit Donald Trump se zgjedhjet e vitit 2020, ishin të manipuluara.

Demokratët i etiketuan republikanët si ekstremistë, duke përmendur mes të tjerash si argument vendimin e Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0