Tre arsye për të bërë gëzuar me Coca-Cola. Tri dekada në Shqipëri - Business Magazine Albania

Tre arsye për të bërë gëzuar me Coca-Cola. Tri dekada në Shqipëri

Tre arsye për të bërë gëzuar me Coca-Cola. Tri dekada në Shqipëri

Arritjet janë ato momente që na plotësojnë dhe mbeten gjatë në kujtesën tonë. Padyshim, janë ato çaste që ne i ndajmë me miqtë e zemrës. Këto arritje sjellin me vete festë, hare dhe momente të lumtura për të cilat bëjmë gëzuar në tavolinat tona familjare apo me miq! Një sfidë e nisur në rrjetet sociale nga futbollisti shqiptar, Renato Malota na kujtoi se janë pikërisht këto momente që na bëjnë bashkë për të bërë ‘Gëzuar’. Duke hapur një kanace Coca-Cola Zero, Malota ftoi kolegun e tij, futbollistin Andi Lila, për të ndarë një moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Duke bërë Gëzuar me “Triumfin” e tij, Lila zgjodhi të sfidojë futbollistin Taulant Seferi.

Në kuadër të 30-vjetorit në Shqipëri, Coca-Cola fton të gjithë të apasionuarit pas pijes aq të dashur për Shqiptarët, të bëjnë ‘Gëzuar’ për të gjithë momentet e kaluara dhe për çastet e tjera që na presin.

Lexo edhe:Apliko deri me 15 maj në Women Startup Competition Albania!

Ky 30-vjetor i Coca-Cola në Shqipëri vjen me supriza. Gjej kodin poshtë kanaçes së kuqe ose në kapakun e paketimit promocional dhe fito çdo javë një nga 90 dhuratat:

-Kupona marketi;

-Kupona për veshje sportive;

-Mundësi për të takuar nga afër artistët më të dashur shqiptarë.

Rregullat e lojës i gjeni duke klikuar në websiten zyrtar https://promo.ccbs.al/, ku përvec mundësisë për të fituar Coca-Cola ju mund të ndani dhe një mesazh frymëzues për arsyen që keni bërë gëzuar së fundmi.

Ky mesazh do të shfaqet në koncertin festiv të organizuar në kuadër të 30-vjetorit të Coca-Cola Bottling Shqipëria.

Po, sapo ju zbuluam që do të ketë dhe një koncert me disa prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare, Mc Kresha, Lyrical Son, Ylli Limani, Elvana Gjata por edhe shumë të tjerë!

Duke bërë Gëzuar me Coca-Cola këtë fillim pranvere mund të kesh mundësinë për të takuar këngëtarët e tu të preferuar në koncertin e datës 19 Maj!

Gëzuar për 30 vitet e Coca-Cola në Shqipëri dhe për çastet e tjera që na presin!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0