Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij ka vendosur të rrisë tarifën e transportit urban me 33%, duke e çuar nga 30 lekë në 40 lekë. Rritja u miratua me votat e PS dhe LSI, ndërsa këshilltarët e PD votuan kundër.
Vendimi hyn në fuqi nga 1 shkurti 2016. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka pohuar se indeksimi i çmimit të biletës duhet bërë ashtu si për mallrat e tjera. Sipas tij, nëse nuk bëhet indeksimi i çmimit të biletës në 1 janar nuk do të kemi autobusë dhe për pasojë qytetarët do detyrohen të marrin taksi. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak është vendosur dhe për konçesionin e parkingut nëntokësor tek sheshi ‘Rinia’.
Në mbledhje është miratuar edhe Buxhetit i vitit 2016 dhe paketa fiskale. Sipas kryebashkiakut, kryeqyteti do të ketë në vitin 2016 një buxhet prej afro 120 milionë dollarësh, 39% e të cilat do të shkojnë për investime.
/ACP/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto