Transformimi i lojës në muzikë! Si të bëheni një DJ shtëpie me instrumentin në formë topi - Business Magazine Albania

Transformimi i lojës në muzikë! Si të bëheni një DJ shtëpie me instrumentin në formë topi

Odd Ball është një kompani që bën topa argëtues elektronikë, të cilët mundësojnë gjenerimin e tingujve MIDI duke i trokitur ose kërcyer ato. Kompania është duke shtuar gjeste të reja në pajisjen e saj, duke përfshirë rrotullimin, lëvizjen, tundjen dhe hedhjen në ajër, në mënyrë që të mund të gjenerohen tinguj në një formë të re.

Me përditësimin më të fundit të aplikacionit, kompania lejon gjithashtu të jeni DJ në një festë në shtëpi nëpërmjet këtyre gjeste. Aplikacioni  përfshin një modalitet DJ me disa këngë në sfond dhe udhëzime në ekran për gjestet për atë pjesë. Kur kombinohen një ose më shumë gjeste, aplikacioni do të luajë efekte zanore në fillim të këngës.

 

Odd Ball

 

Startup-i i ka ndarë gjestet në dy kategori: Aktivizues (trokitje, tundje, përdredhje), të cilat kompania i përshkruan si të ngjashme me luajtjen e një note, dhe Modulatorët (lëvizja, rrotullimi, hedhja në ajër), të cilat kompania i mendon si “pulla” në një tastierë.

Intensiteti i gjestit gjithashtu ka rëndësi. Aplikacioni do të gjenerojë tinguj bazuar në atë se sa fort, ose shpejt, e rrotulloni apo tundni topin.
Odd Ball

 

Pasquale Totaro, themeluesi dhe CEO i kompanisë, ka treguar se topi ka një sensor të integruar që kompania nuk po e përdorte. Por, me përditësimin e ri, tanimë po e përdor atë sensor.

“Pajisja fillimisht kishte një sensor lëvizjeje që ne nuk e përdornim fare, ai ishte thjesht i ulur atje. Ideja ishte që më vonë të shtyhej një “firmware” i ri që do ta sillte atë në jetë. Ja ku jemi tani. U desh shumë R&D për të zhbllokuar të gjitha veçoritë. Imagjinoni një tastierë që kupton vetëm trokitje… tani ajo ka gjithashtu zmadhimin, “pinch”, zvarritje, etj”, është shprehur ai.

Totaro nuk hezitoi të përmendte se ekipit i është dashur të bënte shumë përpjekje për të ndarë gjestet nga njëri-tjetri. Gjithashtu ka treguar se startup-i dëshironte ta bënte procesin e krijimit të muzikës të lehtë dhe argëtues.

 

Odd Ball

 

“Të gjithë tashmë dinë të kërcejnë, të tundin dhe të hedhin një top, dhe të gjitha këto veprime janë natyrisht tashmë muzikore dhe ritmike. Kjo cilësi e topit praktikisht thyen barrierat fillestare të të mësuarit që një person i apasionuar i muzikës duhet të kapërcejë kur përpiqet të mësojë një instrument, një pjesë të pajisjes ose softuer”, shtoi ai.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0