Transfertat, 153 milionë euro i ikën Shqipërisë për 9 muaj - Business Magazine Albania

Transfertat, 153 milionë euro i ikën Shqipërisë për 9 muaj


Ndonëse ekonomia duket se po kalon një periudhë të vështirë, sipërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri po u gëzohen fitimeve më të larta.
Sipas të dhënave nga Bilanci i Pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin, kompanitë e huaja kanë transferuar jashtë 153 milionë euro, shumë që është 8% më e lartë se një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ka qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.
Transferimi i fitimeve ka shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e tretë, ndërsa në dy tremujorët e mëparshëm ka qenë me rritje.
Në vitin 2014, u konstatua pothuajse një trefishim i shumës që bizneset e huaja transferuan jashtë në formën e pagesave të dividendëve, teksa pritej që në janar 2015 tatimi mbi dividendin të bëhej 15%. Ky përshpejtim i transferimit të fitimeve u përdor dhe nga Ministria e Financave, si një argument për të shpjeguar ecurinë e dobët të të hyrave nga tatimi mbi të ardhurat personale gjatë 2015-s. Megjithatë edhe në vitin 2015, transferimi i fitimeve ka vijuar me ritme të larta!
Sipas të dhënave të 100 sipërmarrjeve më të mëdha sipas fitimeve, bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014-n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë.
BKT ishte kompania me fitime para taksave më të mëdha në vend, prej 6 miliardë lekësh, pothuajse dyfishin në raport me 2013-n. Raiffeisen i zgjeroi fitimet nga 4.8 në 5.5 miliardë lekë dhe Intesa SanPaolo nga 1.2 në 2 miliardë lekë. Tendenca pozitive ka vijuar dhe në 2015-n, ku për 9-mujorin fitimi i sistemit bankar është rritur 33% me bazë vjetore).
Ndërsa kompanitë celulare, AMC dhe Vodafone, shënuan rënie të fitimeve përkatësisht me 34% dhe 48%, megjithatë ato vijojnë të mbeten ndër shoqëritë që gjenerojnë më shumë fitime në tregun shqiptar (në vlerë absolute fitimet ishin përkatësisht 2.9 dhe 1.8 miliardë lekë).

/Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0