Trajnimi: "Improve Your Leadership Skills" - Business Magazine Albania

Trajnimi: “Improve Your Leadership Skills”


Student Economic Forum me mbështetjen e Albanian Young Leaders Forum, shoqatës së parë kombëtare të liderëve të rinj shqiptar në datë 12 dhe 13 Mars 2017, ora 14:30 pranë Qendrës Rinorë Tiranë zhvillon trajnimin me temë “Improve Your Leadership Skills”.

Programi i trajnimit është përshtatur sipas programeve të Forumit Botëror të Liderëve të Rinj të “World Economic Forum” për të qenë sa më aktual, motivues dhe efektiv.

Pjese e këtij trajnimi do jenë edhe të ftuar lidera të ndryshëm të shoqërisë civile, biznesit, politikës dhe botës akademike të cilët do të ndajnë me ju eksperiencat lidhur me temën e trajnimit.

Trajnimi është FREE për anëtarët e Student Economic Forum dhe për joanëtarët pagesa është 1.000 lekë (të reja).

APLIKO në fes@ubt.edu.al duke derguar të dhënat tuaja (EMËR, MBIEMËR, CEL, PROFESION) brenda datës 6 Mars 2017.

Ose APLIKO KËTU !

Student Economic Forum
Një Univers i pafundëm mundësish vetëm për ty!

Burimi: facebook.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0