Trajnim: Si të keni sukses në intervistat e punës

Trajnim: Si të keni sukses në intervistat e punës


Seminari i rradhës ‘How to succeed in Job Interviews’ me lektore znj. Megi Zhugli, më 7 Korrik 2018, orari 09:30-12:30, vazhdim i trajnimit ‘Guide to writing an effective CV & Cover Letter’.

Ky sesion është projektuar për të përgatitur studentët për një proces rekrutimi, duke prezantuar koncepte të cilat do t’i përgatisin ata më mirë për të zhvilluar teknikën e intervistimit të tyre në çdo kompani që ata aplikojnë. Kjo do t’i ndihmojë ata të përgatisin shembuj të përshtatshëm për intervista dhe të kuptojnë atë që intervistuesit po kërkojnë në një kandidat të fortë. Përveç kësaj, ata do të mësojnë se si t’i tregojnë më mirë aftësitë e tyre.

Qëllimi është të sjellim sa më afër studentet në prag diplomimi me tregun e punës, që aplikimet e tyre të jenë sa më të suksesshme.

Të gjitha materialet e kursit do të sigurohen nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, si dhe një certifikatë për pjesëmarrjen në fund të trajnimit.

Ftojmë në këtë seminar pa pagesë, studentët që duan të kenë sukses në intervistat e tyre të punës. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Trajnimi zhvillohet në gjuhën angleze.

Për regjistrimet plotësoni formularin e aplikimit brenda datës 6 korrik 2018: Formular Aplikimi

Tel: +355 68 67 15167

E-mail: kurse@cci.al

/CCI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0