Trajnim për Shitjet nga Albania Sales Academy

Trajnim për Shitjet nga Albania Sales Academy

~2 minuta lexim


Kompania juaj mund të ketë produktet më fantastike për të shkuar te konsumatori, por… A jeni ju shitësi që e bën konsumatorin t’i besojë premtimeve të produkteve tuaja? A jeni shitësi që i shikon shitjet e produkteve nga prespektiva e konsumatorit?

Albania Sales Academy ASA sjell programet më inovative për shitësit e kompanive që e matin suksesin me shifra. Ata ju mësojnë artin e shitjeve me filozofinë: “Është më e lehtë të ndryshosh ti si shitës se sa të ndryshosh konsumatorët”.

Albania Sales Academy ka si synim të ndihmojë klientët të arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm. Ata janë të fokusuar në dy sektorë kryesorë: Përfaqësues Biznesi dhe Akademia e Shitjeve.

Për të gjithë të interesuarit ky trajnim kushton 50€.

Për më shumë informacion vizitoni:

Faqen zyrtare në Facebook të ASA dhe faqen e webit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0