Trajnim për Procedurat e Prokurimit Publik

Procedurat e Prokurimit Publik

Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF) do të zhvillojë trajnimin profesional Procedurat e Prokurimit Publik.

Trajnimi fillon më 11 Shtator 2020 dhe zgjat 5 javë. Leksionet do të zhvillohen ditën e premte në orën 16:00 – 19:30 dhe ditën e shtunë në orën 9:00-12:30.

Dokumentet që nevojitet për regjistrim janë CV, fotokopje e diplomës, fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës, dy fotografi për dokumenta.

Certifikata njihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Rregjistrimet mund të bëhen edhe online në: https://ief.al/regjistrimi/

Për më shumë informacion rreth programit të trajnimit klikoni këtu.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale