Trajnim në Menaxhim Biznesi dhe bashkëpunim me Austrinë

Trajnim në Menaxhim Biznesi dhe bashkëpunim me Austrinë



Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCI Tirana), në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë (WIFI INTERNATIONAL), vijon organizimin e Trajnimeve të suksesshme “WIFI” në Menaxhimin e Sipërmarrjes Bashkëpunim me bizneset austriake.
Ky ëshë viti i 10º i organizimit të këtyre kurseve të trajnimit i cili ka rezultuar me shumë sukses në ngritjen profesionale të nivelit menaxherial dhe jo vetëm, në rritjen e interesit të Sipërmarrjes Austriake si dhe në bashkëpunime të ndërsjellta me biznesin shqiptar.

• Si ofrohen këto Kurse? 

Programi i trajnimit “WIFI” i ofruar nga CCI Tirana (Chamber of Commerce and Industry of Tirana), organizohet që t’i vijë në ndihmë biznesit shqiptar për mundësi më të mëdha bashkëpunimi me bizneset Austriake.

Lektorët

Në këtë program do të kemi një përzgjedhje të lektorëve më të mirë ndërkombëtar (Austriakë) me përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit dhe lidershipit.

Modulet dhe Lektorët 

Moduli Iº 17-18-19 April 2018

“Innovative Methods of Strategic Business Development”
Trajneri Dr. Christian Husak

Moduli II: 25-26-27 Aprill 2018
“Innovative marketing strategies to improve your Business Performance”
Trajniere: Mag. Asetila Koestinger

Kurset e trajnimit dhe provimet janë të zhvilluara sipas një sistemi efektiv të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008.

Vizita në Wien – Austri 11-14 Qershor 2018

Gjatë vizitës 4 ditore në Austri- Wien :

1. Pjesëmarrësit do të marrin çertifikatë trajnimi nga WIFI Austria (WKO – Dhoma Austriake e Tregtisë).
2. Organizohet një takim në Dhomën Ekonomike të Austrisë për t’i prezantuar me programin dhe aktivitetin e këtij institucioni.
3. Zhvillohet një forum biznesi në WKO midis sipermarrësve nga të dy vendet.
4. Pjesmarrësit kanë mundësinë e kontakteve (B2B) dhe takimeve individuale me Sipërmarrësit Austriak.

Target Group

Numri i Pjesëmarrjes në këto kurse është i limituar deri në 15 Pjesëmarrës.

Kurset janë të dizenjuara për menaxherë apo administratorë të kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale me ekspertë ndërkombëtarë dhe bashkëpunim me bizneset Austriake.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0