Trajnim Multidimensional Ekspert Imobiliar & E-Pronat

Trajnim Multidimensional Ekspert Imobiliar & E-Pronat


50% ZBRITJE – Trajnim online në platformën Zoom meeting 

GEA – Global Entrepreneurship Academy zhvillon trajnimin multidimensional 12 javor për Ekspert Imobiliar & E-Pronat.
Trajnimi fillon më 28 Prill 2020 dhe zhvillohet në platformën online Zoom Meeting.

Trajnimi është i konceptuar mbi tre shtylla kryesore, që janë metodat e sotme në shkollat profesionale amerikane dhe europiane dhe kurrikulat që do të përdoren do të jenë kurrikula akademike të përditësuara.

Përgjatë këtij trajnimi do të bëhen analiza profesionale të të gjithë tregut imobiliar shqiptar. Literatura që do të përdoret do të jetë amerikane.

Trajnimi do të zhvillohet dy herë në javë, përkatësisht në ditën e martë dhe te enjte ora 18:00 -20:00.

Pas trajnimit pjesëmarrësit në trajnim do të pajisen me çertifikatë.

Ky trajnim multidimensional do të eksplorojë dhe shterojë këto fusha dhe disiplina:

– Analiza e detajuar e tregut imobiliar shqiptar dhe tendencave të tij;
– Sipërmarrja në tregun e pasurive të patundshme;
– Vlerësimi i pasurive të patundshme;
– Regjistrimi i pasurive të patundshme;
– Marrëdhëniet ligjore në rastin e trashëgimisë dhe transaksioneve të pronave;
– Strategji marketingu dhe marketingu online për të maksimizuar transaksionet imobiliare;
– Si funksionon sipërmarrja imobiliare në shtetet e Amerikës Veriore;
– Trajnimi i aftësive shitëse të pronave të patundshme;
– Si zhvillohet një sipërmarrje online në fushën e pasurive të patundshme, strategjitë dixhitale, mënyrat e përdorimit të tools-ave.

Të gjitha ata që do të mbarojnë këtë degë multidimesionale të imobiliares, do të përvetësojnë të gjitha njohuritë profesionale në tregun e pasurive të patundshme.

Do të marrin të gjitha njohuritë profesionale për regjistrimin e pasurive të patundshme, për format ligjore të tjetërsimit të saj, e dhënë kjo nëpërmjet case studies konkrete.

– Të gjitha format dhe pasojat ligjore që burojnë nga marrëdhëniet e pronave;
– Strategjitë e marketingut dhe strategjitë e komunikimit dixhital;
– Vlerësimi i pasurive të patundshme me metodologji të përditësuar;
– Aftësitë shitëse do të sillen nëpërmjet analizave të tregut të Amerikës Veriore dhe atij shqiptar;
– Si zhvillohet online sipërmarrja e pronave të patundshme dhe shpjegimi në mënyrë interaktive i përdorimit të tools-ave.

Trajnerët do të jenë: Profesorë të njohur të fushës, por që kanë edhe eksperienca në sipërmarrje dhe janë të shkolluar ose trajnuar në vendet perëndimore, noterë, avokatë, gjykatës, arkitektë, vlerësues pasurish të paluajteshme, folës të njohur dhe motivues, sipërmarrës të njohur imobiliar, menaxherë Senjor Marketingu dhe Shitjesh.

Kushtet e Regjistrimit: Secili nga kandidatët që ka mbaruar shkollën e mesme dhe është mbi 18 vjeç, ka diplomë Bachelor apo ka mbaruar Master Shkencor, pas realizimit të një interviste, është një kandidat i mundshëm për të kryer këtë trajnim multidimensional.

Tarifa:
Pagesa normale ështe 399 euro, por tashmë ky trajnim online do të ofrohet me 50% të çmimit, pra 200 euro.
Pjesëmarrësit në trajnim do të kryejnë vetëm pagesën e regjistrimit prej 100 euro dhe pjesa tjetër prej 100 euro, paguhet gjatë muajit qershor.
Çdokujt, që nuk i plotësohen pritshmëritë, që në seancën e parë ka të drejtën e tërheqjes së pagesës mbrapsht.

Kontakt:

Faqja zyrtare në Facebook
Email: info@academyentrepreneurship.com
Website
Mund të dërgoni sms në +355 69 2020558.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0