Trajnim: "Legjislacioni Tatimor në Praktikë"

Trajnim: “Legjislacioni Tatimor në Praktikë”


 

Në datë 21 Janar do të mbahet trajnimi profesional për ekonomistët, kontabilistët, juristët. Trajnimi me temë “Legjislacioni Tatimor në Praktikë”, është një trajnim që njihet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë. Kursi synon të ndërthurë teorinë e legjislacionit tatimor, në mënyrë që përvetësimi i njohurive të bëhet sa më i kuptueshëm.
Gjatë zhvillimit të kursit realizohet njohja e koncepteve kryesore të legjislacionit fiskal dhe proceduarave tatimore. Aftësimi i pjesmarrësve me nocionet bazë të sistemit juridik në fushën e së drejtës fiskale tatimore në Republikën e Shqipërisë, dhe ndërthurja e zbatimit të tyre në praktikën e përditëshme të aktivitetit tregtar dhe atij administrativ.

Kursi zhvillohet nga lektor me shumë ekpseriencë në hartimin, interpetimin dhe zbatimin e legjislacionit fiskal tatimor në Shqipëri. Modulet që do të trajtohen janë:

  • moduli 1. ligji për procedurat tatimore, paketa fiskale
  • moduli 2. ligji për tatimin mbi të ardhurat
  • moduli 3. ligji i tatimit mbi vlerën e shtuar (tvsh)
  • moduli 4. ligji për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
  • moduli 5. ligji për akcizat në Republikën e Shqipërisë
  • moduli 6. ligji për sistemin e taksave kombëtare
  • moduli 7. ligji për sistemin e taksave vendore
  • moduli 8. ligji për lojrat e fatit
  • moduli 9. marrveshjet ndërkombëtare dhe kombëtare
  • moduli 10. ligji për qendrën kombëtare të biznesit QKB
  • moduli 11. ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare
  • moduli 12. ligji për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

Lexo: Trajnim multidimensional në sipërmarrje, menaxhim, marketing dhe shitje

Kush mund ta ndjekë kursin:

Kursin mund ta ndjekin të gjithë të interesuarit: Ekonomistë, Kontabilistë, Juristë. Sipërmarrës. Administratorë. Punonjës të administratës. Studentë të të gjitha fushave. Çdo individ që dëshiron të kuptojë dhe mësojë praktikisht si funksionon legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë.

Në përfundim të kursit kursantët paisen me  çertifikatën e kursit e njohur nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë. Trajnimi do të zgjasë 5 javë dhe do të ketë 12 seanca, ku secila seancë do të zgjasë 2 orë.

Për t’u regjistruar: telefononi ose shkruani në What’s up ose Viber 0694484442.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0