Trajnim: Krijimi i një “Fushate të Integruar Marketingu” nga A në Z

Trajnim: Krijimi i një “Fushate të Integruar Marketingu” nga A në Z


Ky trajnim synon të ofrojë një këndvështrim bashkëkohor të rolit dhe rëndësisë së komunikimit si element i marketingut.

Është një kombinim i rasteve praktike dhe teorisë, më specifikisht synon të arrijë objetivat në vijim:

• Njohja e teknikave të reja të marketingut
• Njohja e impaktit të reklamimit në shoqëri, ekonomi dhe biznes
• Njohja e rëndësisë së planit të komunikimit si pjesë e strategjisë së marketingut.
• Diskutimi kritik i perceptimit dhe pritshmërive të klienteve
• Kuptimi i rëndësisë që ka zgjedhja e medias dhe kanalit të duhur të komunikimit
• Konceptimi i aktiviteteve të ndryshme të komunikimit nën nje koncept të përbashkët marketingu.
• Krijimi hap pas hapi i një strategjie nga ideimi në zbatim

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Në këtë kurs mund të marrin pjesë menaxherë, sipërmarrës, administratorë të kompanive, specialistë marketingu të cilët janë të interesuar për zhvillimin e aftësive të tyre në marketing dhe komunikim.

METODOLOGJIA

Një workshop-trajnim 3 ditor prej 3.5 orësh në ditë (nga 16:30 – 20:00)

Seminar interaktiv me shpjegime teorike të shoqëruara me raste praktike nga biznese të ndryshme.
Interaktivitet me pjesëmarrësit në formë workshop, diskutime dhe punë në grup, prezantime.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 80 Euro. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarte.

LEKTOR: Z. Lisander Jella

Lisander Jella është një profesionist në fushën e marketingut i diplomuar për Menaxhim Biznesi nga Universiteti i Tiranës, më pas ai ka ndjekur studimet master për Marketing, Reklamë dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Sheffield University. Aktualisht pjesë e departamentit të marketingut në Vodafone Albania si Youth Senior Product Manager ku është përgjegjës për zhvillimin e produkteve dhe strategjive të marketingut në lidhje me segmentin e të rinjve. Ai gjithashtu ka një experiencë të gjatë në fushën e komunikimit dhe menaxhimit të markave si dhe ka shërbyer si konsulent marketingu për kompanitë më në zë në Shqipëri. Gjithashtu është i aktizuar si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Ekonomisë në UT.

KONTAKT

Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0