Trajnim: “Kodi i punës – ndryshimet e fundit”

Trajnim: “Kodi i punës – ndryshimet e fundit”


QËLLIMI I PROGRAMIT TË TRAJNIMIT

Pjesëmarrësit të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë ndërtimin e legjislacionit të punës, elementet ligjore dhe praktikë të pjesëve përbërese të legjislacionit dhe elementet më të rëndësishëm ligjore si dhe efektet e tyre lidhur me krijimin dhe zgjidhjen e marrëdhënies së punës/kontratës së punës individuale.

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Përfituesit janë juristë të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme ose drejtues burimesh njerëzore.

METODOLOGJIA

Një workshop-trajnim 2-ditor prej 4orësh në ditë (nga16.00 -20:00pm)

Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet.

Përdorimi I rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.

Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

LEKTOR: Z. Ledio Milkani

Ledio Milkani, themeluesi dhe administratori i “Praktikë Juridike” ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit (MSC per Shkenca Juridike ).

Ka punuar si ekspert ligjor dhe i marredhenieve te punes në administratën publike. Ka punuar në disa institucione qëndrore (mes tyre Ministria e Punes,). Ka qënë pjesë e shërbimit civil, anëtar i komisioneve, komiteteve, bordeve dhe grupeve të ndryshme të punës për përgatitjen dhe zbatimin e legjsialcionit shqiptar në fushëm e punës, punësimit dhe formimit profesional, inspektimit të punës, legjislacionit për të huajt, për agjencitë private të punësimit, konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionit të Bashkimit Evropian, Kartës Sociale Europiane, Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Konventës e OKB për shitjen ndërkombëtare të mallrave, legjislacionit te sigurimeve, pensioneve private, etj. Ka qene anëtar i grupit negociator për nënshkrimin e MSA (Marrëveshjes së Stabilizimim Asociimit) nga viti 2003-2006 per (Kapitullin e Ceshtjeve Sociale dhe Marredheniet e Punes).Trajner i certifikuar nga ITAP (Instituti i Trajnimit të Administratës Publike sot (ASPA). Përgatitës dhe trajner i certifikuar nga ITAP në Trajnimin e Përgjithshëm te Niveleve të Larta Drejtues të Administratës Publike 2004-2005.

Avokat i liçensuar qe nga viti 2006 dhe ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor & Biznesi, për shoqëri tregtare të ndryshme, Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve dhe organizatave të ndryshme sindikale. Ka qenë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, drejtues në departamente ligjore etj.

PROGRAMI:

  1. Përbërja dhe rëndësia e legjislacionit të punës në praktikë
  2. Aspekte ligjore të ndërtimit të marrëdhënies së punës (kompani-punonjës)
  3. Mbikqyrja e legjislacionit të punës dhe pasojat e shkeljes së tij
  4. Aspekte ligjore dhe praktike të lidhjes së kontratës së punës
  5. Procedura dhe dokumentacioni për zgjdhjen e kontratës individuale të punës
  6. Elementët e rëndësishëm të përbërjes së kontratave individuale
  7. Afatet dhe kohëzgajtja e kontratave individuale të punës

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.

Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% më pak nga vlera standarte.

Për t’u regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 18 dhjetor 2017 në adresën e mëposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0