Trajnim FALAS për ndërmarrësi - Business Magazine Albania

Trajnim FALAS për ndërmarrësi


Në kuadër të projektit për rritjen e punësimit të rinjve përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, D&D Business Support Center, ofron mundësi trajnimi falas për ndërmarrësi, për të rinjtë ndërmjet moshës 18-24 vjeç.

Modulet e trajnimit përfshijnë subjektet:

  • Hyrje në ndërmarrësi,
  • Plani i biznesit,
  • Marketingu dhe
  • Planifikimi financiar.

Nga ky projekt do të përfitojnë 75 kandidatë nga rajoni i Ferizajt dhe Gjilanit, nga komunat Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Hani i Elezit, Viti dhe Novobërdë.

Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Qershor 2019 dhe do të zgjasin 5 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do të realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë: të rinjtë, femrat, komunitetet pakicë dhe grupet e tjera të margjinalizuara.

Kriteret për aplikim:

*Aplikuesi duhet të jetë qytetar nga rajoni i Ferizajit ose nga rajoni i Gjilanit, si dhe të ketë ide kreative dhe të realizueshme për biznes;
*Të posedojë dokument të vlefshëm identifikues të Republikës së Kosovës;
*Të jetë ndërmjet moshës 18-24 vjet;

Afati i fundit për aplikim: 07/ Qershor/ 2019

Aplikimin mund ta bëni online duke klikuar në linkun më poshtë:
https://forms.gle/E5qFZ8uxbCVoiDtE6

Për më shumë informacione vizitoni webfaqen www.dd-bsc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0