Trajnim: Facebook & Instagram 101

Trajnim: Facebook & Instagram 101


AGOG Marketing rikthehet sërisht me trajnimin: Facebook & Instagram 101!

Organizohet për të tretën herë Facebook & Instagram 101, në datat 28-29 Maj 2019. Periudha e vitit ku të gjithë jemi të etur për më shumë informacione!

Kontakti me rrjetet sociale është i pashmangshëm. Shumë nga ju mund të kenë filluar ta shohin edhe si një punë. Nga rrjetet sociale mund të fitosh shumë!

Nëse po e lexon këtë përshkrim, ne mund të kuptojmë se je duke menduar të nisësh promovimin e biznesit apo pasioneve të tua ose të nisësh një karrierë në fushën e Marketingut të Rrjeteve Sociale.

Ky trajnim do të të ofrojë pikërisht atë çfarë ti ke nevojë për të nisur mbarë në dy prej rrjeteve sociale më të përdorura në Shqipëri: Facebook dhe Instagram.

Ashtu si edhe dy trajnimet e mëparshme, AGOG është kompania organizuese, e specializuar në marketingun online, me folës Keti Gjipali dhe Vasken Spiru.

I ndarë në dy ditë (nga 3 orë) dhe 4 seksione (nga 80 minuta), në përfundim të trajnimit ju do të keni njohuritë e duhura për të hapur tashmë faqen tuaj në Facebook, optimizuar faqen për kërkime, e shumë të tjera. Do të dini të përzgjidhni një foto, krijoni një fushatë promovimi apo të lexoni e kuptoni statistikat dhe sjelljen e ndjekësve tuaj.

Pas trajnimit dy ditor, pjesëmarrësit do të pajisen me një Çertifikatë nga AGOG Marketing.

*Tarifa për këtë trajnim është 4000 Lekë, për të dyja ditët. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0