Trajnim "Anglisht Biznesi" për profesionistë

Trajnim “Anglisht Biznesi” për profesionistë


LEKTORË: Znj. Erin Doak

DATAT: 2-3-4 tetor 2017

ORARI: 16:30-20:00

Ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive bashkëbiseduese në anglisht të folësve që përdorin anglishten në punën e tyre.

Trajnimi do të kryet me trajnuese Amerikane dhe zgjat tre ditë.

Trajnimi do të zhvillohet në Gjuhën Angleze, por do të ketë dhe asistencë në gjuhën shqipe.

QËLLIMI

Objektivi i trajnimit është që pjesëmarrësit të praktikojnë fjalorin dhe fraza lidhur me anglishten e biznesit, zhvillimi i kompetencës gjuhësore tek pjesëmarrësit, motivimin e pjesëmarrësve për të treguar progres efektiv dhe praktik në gjuhën angleze, pajisja e pjesëmarrësve me aftësitë komunikuese të cilat u nevojiten në punën e tyre të përditshme, të menduarit kritik dhe si të përballojnë situata të caktuara.

Kush mund të përfitojë

Menaxherët të cilët punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës.

Menaxherët të cilët mbajnë lidhje me koleget dhe menaxherët e linjës në gjuhën angleze.

Profesionistët e biznesit që punojnë në kompani të ndryshme dhe dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre për qëllime pune.

Lektorë që duan të punojnë me nivelin e tyre të gjuhës angleze.

Të punësuarit në administratë publike.

Profesionistët e biznesit që kërkojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale të anglishtes

Niveli i kërkuar i anglishtes

Kandidatët duhet të kenë një nivel të ndërmjetëm ‘Pre-Intermediate-Intermediate‘ të gjuhës angleze.

Metodologjia

Kursi do të jetë shumë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të
praktikojnë ato që kanë mësuar. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.
Pjesëmarrësit do të përdorin 4 aftësitë: lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar, kursi është shumë intensiv dhe do të kërkojë përqendrim të plotë.

LEKTORJA

Znj. Erin Doak është shtetase dhe folëse amerikane e cila ka studiuar në Universitetin e Wyoming, SHBA. Ajo ka eksperiencë në leadership. Në Shqipëri ajo ka zhvilluar një program mbi zhvillimin e aftësive në leadership dhe biznes për gratë shqiptare të quajtur GLOW (Girls Leading Our World). Gjithashtu znj. Doak ka eksperiencë në
mësimdhënien e gjuhës angleze profesionale. Ajo ka punuar për Quark Inc.Key Account Sales & Management në Denver, Colorado SH.B.A ku ka mbajtur marrëdhënie biznesi më kompanitë e mëdha. Vlen të përmendet dhe eksperienca e saj me Universitetin Amerikanë në Bullgari, ku ka trajnuar staf, zhvillimin e kurseve, etj.

Programi

Struktura e Biznesit dhe Organizimi

Mbledhjet; Frazat standarde; Roli i Kryetarit; Axhenda; etj.

Aftësitë Komunikuese dheShërbimit i Klientit

Shkrimi i E-maileve/Letrave/Raporteve

I foluri në Publik dhe si të japësh prezantime të suksesshme

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.

Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarde.

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 30 Shtator dhe dërgojeni në adresën e mëposhtme:

Znj.Meggi Zhugli/Përkthyese

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 68 671 5167

E-mail: meggi_zhugli@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0