Training That Means Business by Paul Vincenti - Business Magazine Albania

Training That Means Business by Paul Vincenti


Asgjë nuk e motivon Paul Vincenti më shumë se të punojë me grupe apo individë të cilët janë të fokusuar tek suksesi!

Me një eksperiencë më shumë se 28 vjeçare si trajnues ndërkombëtar dhe mentor biznesi, Paul ka frymëzuar më shumë se 640,000 persona për të ngjitur shkallët e karrierës.

Përveç se është trajnuesi ekskluziv i RE / MAX Maltë, Paul trajnon mijëra agjentë dhe brokera në të gjithë globin. Ai është një folës i rregullt në Konventat Europiane R4 dhe RE / MAX.

Tashmë Paul vjen në Tiranë në datën 27 Shtator 2019 për të dhënë një trajnim gjithëpërfshirës dhe profesional për Konsulentët e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Për pjesëmarrje dhe rezervime:

Tel: +355 698022481 / +355673335999 / +355694055855
Email: info@remax-albania.al

Adresa: Ish Blloku, Rruga “Sami Frasheri” perballe Piceri Juvenilja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0