Toyota synon t'i dërgojë njerëzit në Hënë

Toyota synon t’i dërgojë njerëzit në Hënë



Brenda këtyre 10 viteve, Toyota synon t’i dërgojë njerëzit në Hënë.

Prodhuesi i makinave po bashkëpunon me agjencinë hapësinore të Japonisë JAXA, për të ndërtuar një makinë me energji elektrike që mund të lëvizë në Hënë.

“Kjo makinë do të jetë në gjendje të mbajë 2 njerëz dhe të përshkruajë kilometra në sipërfaqen e Hënës,” ka deklaruar një përfaqësues i kompanisë. Automjeti do të projektohet në mënyrë të tillë që austronautët të jetojnë në brendësi të tij pa veshur kostumet hapësinore.

Sipas Toyota, ajo është akoma në fazë konceptuale, por parashikohet të jetë 6 metra e gjatë dhe afërsisht e madhe sa dy minibusë.

Automjetet elektrike dhe me karburant mund të udhëtojnë shumë më tepër sesa ato me bateri, gjë që e bën teknologjinë e përshtatshme për projektin hënor.

Edhe pse sasia e energjisë që mund të transportohet në hënë është e kufizuar, roveri do të ketë një shtrirje prej më shumë se 10,000 kilometra.

Drejtori i Toyota, Akio Toyoda tha se, projekti tregon besim në “qëndrueshmërinë dhe performancën e ngarjes” së automjeteve dhe teknologjinë e re të qelizave të karburantit për fuqizimin e makinave elektrike.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0