Toyota dhe Intel bashkohen për një koncept të ri

Toyota dhe Intel bashkohen për një koncept të ri


Intel dhe Toyota kanë njoftuar se do të krijojnë “Automotive Edge Computing Consortium”.

Kompanitë kanë në plan që të ndajnë me njëra-tjetrën të dhëna në mënyrë që të krijojnë harta më të mira dhe një teknologji më të mirë në asistencën e ngarjes së makinës.

toyota-dhe-intel-bashkohen-per-nje-koncept-te-ri-businessmag

Në këtë bashkëpunim do të jenë edhe DENSO, Ericsson, Nippon Telegraph, Telephone Corporation (NTT) dhe NTT DOCOMO.

Toyota ka bërë me dije se në muajt në vazhdim do të bëhen përpjekje për të zgjeruar konsorciumin, që do të ketë në fokus rritjen e kapacitetit të rrjetit për të dhëna të mëtejshme që do të përpunohen nga makinat.

toyota-dhe-intel-bashkohen-per-nje-koncept-te-ri-businessmag

/DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0