Top 10 kompanitë më të mira shqiptare në Maqedoni

Top 10 kompanitë më të mira shqiptare në Maqedoni


Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore në Hotel New Star, këtë javë shënoi dhjetë vjetorin e themelimit dhe paralelisht përzgjodhi 100 kompanitë më të mira shqiptare që veprojnë në vend. Sipas kryetarit, Nebi Hoxha, Oda numëron 1800 anëtarë të shtrirë në gjithë vendin.

“Sot shënojmë një dekadë nga themelimi i OEMVP-së. Përmes katalogut TOP 100 promovojmë suksesin OEMVP. Për një dekadë të plotë, ne jemi urë lidhëse e bizneseve me qëllim të sigurimit të marrëdhënieve më të mira ekonomike në një nivel më të lartë, dhe vazhdojmë misionin e përkrahjes së kompanive që janë pjesë e OEMVP-së. Në emër të këshillit drejtues, ju uroj të gjithëve për këtë 10 vjetor të odës, me shpresë që dekadën e ardhshme, të ngremë më lartë zërin e biznesit, dhe të jemi pjesë e mirëfilltë e procesit të definimit të odës sonë. Shpresojmë që biznesi në të ardhmen të jetë ngritja e sipërmarrësisë së gruas, inkorporomi i ndërmarrësimit sociale, përkrahje të institucionalizuar, zbatim i teknologjive më të reja si dhe udhëheqjen komform standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së.

Zv/Kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri, me rastin e dhjetë vjetorit të ekzistimit të OEMVP tha:“Ne si përfaqësues të qeverisë do të jemi partnerët tuaj, do t’ju ndihmojmë dhe do t’ju përkrahim juve në ndihmën për t’i shërbyer biznesit, konkurrencës së lirë, të pranohen sukseset e më të mirëve dhe të zhvillohet një bashkëpunim se kjo është e mira e biznesit. Ne do të jemi në shërbim të tuajin dhe ju ftojmë për një partneritet të hapur dhe besoj që dekada e dytë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore do të jetë më e suksesshme.” – tha Xhaferri.

Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i pranishëm në këtë ngjarje, tha: “Sipas të dhënave statistikore të Regjistrit të Maqedonisë, OEMVP është lokomotiva kryesore e biznesit shqiptar në Maqedoni. Rreth 600 milionë euro vetëm top 100 kompanitë më të mëdha e OEMVP-së bëjnë qarkullim vjetor, ndërkaq fitim rreth 30 milionë euro. Ministria e Ekonomisë është partner strategjik i kësaj ode. Maqedonia sipas “Doing Business,” është në vendin e 12 nga 180 vendeve, si vend më i mirë për të bërë biznes, ndërkaq në Evropë jemi të radhitur në vendin e 6”, tha Neziri.

Kryetari i kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Kasam Zendeli ndau mirënjohje për kryetarët paraprakë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Xhemail Dauti dhe Menderez Kuçi.

Në këtë ngjarje morën pjesë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, Ambasadori i Shqipërisë, Blerim Reka, përfaqësuesë diplomatik, afaristë, anëtarë të odave ekonomike, si dhe intelektualë të të gjitha sferave.

Nebi Hoxha për personat iniciues të OEMVP-së ndau 18 mirënjohje. Mirënjohje morën: Xhemail Dauti, Nazmi Ejupi, Taxhudin Ademi, Hashim Ajdini, Ibrahim Islami, Ramadan Vejseli, Kasam Zendeli, Alirami Ziberi, Musa Ramani, Zylbehar Rrahmani, Arben Abdurrahmani, Zarif Bajrami, Hamzi Behluli, Xhemil Selimi, Shpend Dibra, Murat Kasami, Nexhat Mustafa, Luan Imeri.

Xhemail Dauti njëkohësisht u shpall kryetar nderi i OEMVP

Tre kriteret për përzgjedhjen e kompanive ishin:

-Qarkullimit vjetor i kompanisë mbi 5 milionë denarë: Të njëqind kompanitë së bashku kanë pasur qarkullim vjetor prej 600 milionë euro në vit.
-Neto fitim i kompanisë mbi 2 milionë denarë: Neto fitimi i të gjithë kompanive së bashku ka qenë 101 milionë euro.
-Numrit të punësuarëve në kompani të jetë mbi 50: Top 100 kompanitë shqiptare në gjithë sektorin privat marrin pjesë me 1% të të punësuarve me punësime të rregullta.

TOP 10 Kompanitë më të suksesshme të viti u përzgjodhën:

10. Vardar Dollomit

9. Euro Aktiva

8. Prince Enterprice

7. Bas Tuti Fruti

6. Kipper

5. Pofix

4. Gemak

3. Dauti Komerc

2. Alma M

1. Neptun

Çmimin për Kompani të Dekadës morën Neptun, Gemak dhe Alma M.

 

/Vizione.info/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0