Toljan Papajorgji: "Jumbo, një sukses që rritet çdo ditë."

Toljan Papajorgji: “Jumbo, një sukses që rritet çdo ditë.”


Kidzone është operatori zyrtar franchise i JUMBO-s në Shqipëri. Aktiviteti kryesor i JUMBO është tregtimi i lodrave për fëmijë, sende për të vegjël, libra, kancelari, si dhe produkte sezonale e dekorative. JUMBO është brandi më i dashur për vogëlushët por edhe për të rriturit pasi gama e gjerë produkteve, larmia e tyre, dizajni i veçantë dhe çmimi më i mirë në treg, bëjnë që JUMBO të jetë një atraksion për të gjithë.

E pavarësisht njohjes dhe emrit të mirë që kjo markë gëzon në vendin tonë, jo shumë të shpeshta kanë qenë prononcimet mediatike nga përfaqësuesit e kompanisë. Për këtë arsye, në intervistën që vijon, CEO i KidZone, Toljan Papajorgji do të na njohë me zhvillimet e mëtejshme dhe risitë që JUMBO do të sjellë në tregun vendas dhe rajonal.

toljan-papajorgji-jumbo-nje-sukses-qe-rritet-cdo-dite-businessmag

JUMBO është tregtuesi më i madh me pakicë i produkteve të ndryshmë si: lodra për fëmijë, home decor, kancelari, produktet sezonale, etj., i cili tashmë prej 6 vitesh është prezent në Shqipëri. Si e sheh sot veten Jumbo në Shqipëri pas këtyre viteve?

Jumbo, dyqani më i madh i lodrave në Ballkan, u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2011. Duke parë suksesin e madh të rrjeteve të dyqaneve tipi “retail store” në vende të tjera të rajonit dhe mungesën e tyre në tregun shqiptar. JUMBO erdhi si “kërkesë e tregut” dhe si e tillë u përqafua menjëherë nga blerësit vendas.

JUMBO aktualisht ka dy dyqane në Tiranë, të cilat i kalojnë të 2000 m2 dhe ndodhen në dy qendrat tregtare më të frekuentuara, TEG dhe QTU. Që prej hapjes së dyqanit të parë JUMBO u shndërrua në një atraksion për të gjitha grupmoshat për nga vetë shumëllojshmëria e produkteve që ofron. Sot, kompania Kid Zone gjendet jo vetëm e konsoliduar, por edhe lider në tregun shqiptar.

Kemi parë të ketë dyqane JUMBO edhe në vende të tjera të rajonit. Cili është plani dhe strategjia që KidZone Albania po ndjek në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm?

KidZone Albania aktualisht zotëron 7 dyqane dhe fundi i këtij viti do ta gjeje me dyqanin e tij të 8-të. Nëse flasim për shpërndarjen e tyre gjeografike, deri më sot numërohen dy dyqane në Tiranë, katër në Kosovë përkatësisht në qytetet: Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren dhe prej muajit Shtator jemi prezent edhe në Gjilan.

Përgjatë 2017-ës Kid Zone bëri të mundur ekspansionin në një treg të pashkelur më parë nga Grupi Balfin, në Bosnje Hercegovinë, me hapjen e dyqanit të parë në Sarajevë. Një dyqan me infrastrukturë moderne dhe me standardet e fundit të teknologjisë, i cili e ka kthyer JUMBO-n në një atraksion për të gjithë qytetin. Treguesit e parë shtojnë optimizmin për të vijuar me intensitet të lartë punën dhe në Dhjetor të këtij viti Jumbo do të hapë dhe dyqanin e dytë në këtë shtet, në qytetin e Banja Lukës.

Gjatë vitit 2018 JUMBO do ketë si fokus sërish rajonin, por edhe Shqipërinë, ku do të ndryshojë konceptin jo në produkte por në hapësirë, do të eksperimentojmë me dyqane me sipërfaqe më pak se 1,000 m2.  Viti i ardhshëm JUMBO-n do ta gjejë në 8 dyqane të reja në qyetet si: Elbasani, Fieri, Korça, Durrësi, Shkodra, Vlora, Gjirokastra dhe Saranda.  Këto dyqane do të jenë inovative në infrastrukturë dhe kontemporane.  Zgjerimi i JUMBO-s do të prekë dhe rajonin, duke hapur 3 dyqane të reja në Kosovë duke e çuar në 7 numrin e dyqaneve, 2 në Bosnje Hercegovinë dhe do të hapim dyqanin e parë në Podgoricë, në kryeqytetin e Malit të Zi.

toljan-papajorgji-jumbo-nje-sukses-qe-rritet-cdo-dite-businessmag

Cilat janë risitë që do të sjell JUMBO gjatë vitit 2018 dhe cilat janë sfidat që dalin përpara?

Ashtu siç dhe e përmenda më sipër JUMBO do të eksperimentojë me dyqanet e vogla duke  bërë të mundur që të jemi pranë të gjithë klientëve tanë pasi vazhdimisht marrim mesazhe nga klientë të JUMBO-s nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë që për të qënë realist nuk e kanë të mundur të na vizitojnë çdo ditë apo sa herë ata dëshirojnë, gjithashtu për të rritur numrin e blerësve dhe të vizitorëve duke shpresuar që viti 2019 do të na gjejë të jemi me 30% më shumë  vizitorë dhe blerës se sa parashikimet aktuale që kemi për vitin 2018.  Sfida kryesore e JUMBO-s për 2018 por edhe në vitet e ardhshme është zgjerimi pasi duke patur parasysh stanjacionin ekonomik që ka prekur një sërë vende të rajonit është risk investimi jo vetëm në tregun vendas por edhe atë rajonal. Por nëse do të flisnim në terma financiarë apo sa i preferuar dhe sa mirë gjendet JUMBO në këto tregje na bën të kemi besim plotë se do të kemi sukses siç edhe kemi patur gjatë këtyre 6 viteve.

A janë shqiptarët besnik të markës JUMBO, cilat janë grupmoshat që e gjejnë veten në JUMBO?

JUMBO është bërë zgjedhja e parë e çdo grupmoshe, çdo ditë vizitohet dhe ka blerës nga një target group shumë i gjerë dhe ne jo më kot themi që “JUMBO është për të gjithë”, pra “JUMBO për të gjithë familjen”. Kemi patur reagime nga klientë të cilët kur e kanë vizituar për herë të pare JUMBO-n nuk e kanë menduar se do të gjenin shumë produkte të kategorive apo mercollogjive të ndryshme në një vend të vetëm, ne synojmë të jemi zgjedhja e parë e çdo klienti.

Çfarë e bën JUMBO-n të veçantë?

Patjetër shumëllojshmëria e produkteve e bën JUMBO-n të veçantë si dhe që këto produkte gjenden të gjitha në një dyqan të vetëm. Ajo çka është vërtetë e rëndësishme për çdo prind, e që gjithashtu e bën JUMBO-n tregtuesin më të madh lodrave në vend, janë lodrat për fëmijët, të cilat prodhohen për vendet dhe standartet e Bashkimit Europian dhe janë të çertifikuara me të gjitha ISO-t përkatëse. JUMBO në Shqipëri këto lodra i importon nga Greqia.

Jumbo është pjesë grupit BALFIN, grupit më të madh dhe invator të investimeve në vend dhe rajon. Grupi Balfin është pionieri i krijimit të zinxhirëve të shitjeve me pakicë duke i propozuar klientëve markat dhe produktet më cilësore me çmimet më të mira.

Grupi Balfin ka treguar që di të manaxhojë dhe zgjerojë rrjetet e dyqaneve me pakicë në tregun shqiptar dhe di si të përshtatet me tregun e rajonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0