Linja e re do të jetë në dispozicion duke filluar nga 30 Tetori, tri herë në javë, të Martë, të Enjte dhe të Shtunë. Klientët në Shqipëri që kërkojnë të udhëtojnë dhe të eksplorojnë qytetin e Gjermanisë veri-perëndimore mund të rezervojnë vende nga sot në wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 euro.
Duke nënvizuar angazhimin e saj në rajon, linja ajrore ka njoftuar kohët e fundit rritjen e frekuencës në linjën e njohur Tiranë-Londër Luton. Wizz tani ofron 3 linja në 3 vende nga Shqipëria dhe do të ketë 182,000 vende me ulje në 2019, 64 % më shumë se vitin e kaluar.
Njoftimi i Wizz Air për zgjerimin e rrjetit të saj në të gjithë Evropën dhe më gjerë, shton 11 linja të reja në rrjetin e linjës ajrore. Pasagjerët e Wizz në kërkim të mundësive emocionuese gjatë udhëtimeve mund të eksplorojnë 17 destinacione të reja në 13 vende. Duke përfshirë linjat e reja të shpallura sot, Wizz shton më shumë se 125 linja të reja në 2018 dhe mbi 700 fluturime javore shtesë mbi shërbimet ekzistuese në të gjithë rrjetin e gjerë dhe të larmishëm që mbulon 44 vende.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto