Tirana do të testojë autobusët elektrikë

Tirana do të testojë autobusët elektrikë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në Twitter lajmin se kryeqyteti do të testoj këtë vjeshtë autobusët elektrik.

Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të gjelbërta të Europës, për faktin se prodhimi kryesor i energjisë vjen nga hidrocentralet, në kombinim me energjinë diellore dhe përdorimin masiv të paneleve diellore për ngrohjen e ujit dhe mënyra të tjera të konsumit në shtëpi për banorët e saj.

Jo shumë kohë më parë, vendi zbuloi flotën e makinave elektrike që do të përdorej nga forcat policore shqiptare, “i vetmi në rajon dhe një nga pestët në Europë.”

Lexoni: SayTaxi Albania: Një Shqipëri e pastër me makina elektrike

Për të bërë një hap tjetër në drejtimin e një të ardhmeje të gjelbër, Tirana pritet të testojë autobusët e rinj elektrikë në rrugët e qytetit në vjeshtën e këtij viti, duke u bërë një nga vendet e para në rajonin e Ballkanit që aplikon këtë mënyrë të transportit.

Autobusët elektrikë mund të jenë e ardhmja e transportit publik, por sot ata janë akoma më të kushtueshëm se ekuivalentët e tyre me naftë. Prandaj, përdorimi i tyre kërkon që operatorët privatë të subvencionohen ose të mbulohen shpenzimet më të larta për operatorët publikë.

Shumë detaje janë akoma të pazbuluara, por postimi i Kryebashkiakut në Twitter tregon se modelet e autobusëve do të vijnë nga prodhuesi polak Solaris, që ndërton autobusë elektrikë të cilët përdorin teknologjinë tradicionale të karikimit për të ngarkuar bateritë e tyre 160 kWh.

Franca gjithashtu po i përdor në transportin e saj publik autobusët nga Solaris, 8.9 m të gjatë, dhe ja vlen të përmendet fakti se Solaris Bus ka fituar çmimin “Autobusi i Vitit 2017.”

Autobusët janë të pajisur me shumë funksione që ofrojnë komoditet dhe siguri, si për shembull ajri i kondicionuar, ndriçmi ekologjik LED dhe sistemi i monitorimit.

/DigitalSpoiler

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0