Tirana si Toronto. The independent “ngre në qiell” kryeqytetin shqiptar - Business Magazine Albania

Tirana si Toronto. The independent “ngre në qiell” kryeqytetin shqiptar


Britanikja The Indipendent, e rendit Tiranën në krye të listës së qyteteve që duhen vizituar këtë vit. Gazetari Ryan Chatterton në artikullin e tij thotë se kryeqyteti shqiptar ka pësuar një transformim befasues, veçanërisht katër vitet e fundit.

“Transformimi i kryeqytetit shqiptar nuk është gjë tjetër veçse befasues gjatë katër viteve të fundit, e lëre më dekadën e kaluar”, thuhet në artikull. Artikulli thekson gjithashtu se Tirana është një qytet i gjallë dhe i zjarrtë, ku bie në sy jeta e natës dhe klubet në zonën e bllokut.

Ryan Chatterton shkruan se, “Ushqimi është shumë i shijshëm dhe i lirë. Qendra e qytetit është e gjallë dhe ngazëllyese, me shumë jetë nate. Plus, koha është me të vërtetë fantastike. Si një nomad dixhital, shpesh duke qëndruar në vende për tre ose më shumë muaj, unë e kam shtuar zyrtarisht Tiranën në listën time të qyteteve më kryesore për të qëndruar në 2019”.

Me fokus në zhvillimet e vendit katër vitet e fundit, autori thekson përmirësimin e infrastrukturës, me një vëmendje të veçantë për transformimi i sheshit “Skënderbej”.

“Kafenetë, baret dhe restorantet nuk janë të vetmet që mund të transformojnë një qytet: Tirana gjithashtu ka parë investime të konsiderueshme në projektet e infrastrukturës publike. Një shembull primar është rizhvillimi i sheshit kryesor, Sheshi “Skënderbej”, i cili përbëhej nga një rrethrrotullim i madh që rrethonte një lëndinë të vogël dhe një statujë të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sipas të cilit është emërtuar sheshi. Nuk kishte shumë për të parë. Por, sot është kthyer në një hapësirë të gjallë publike. I stërmbushur nga këmbësorët dhe i shtruar me mijëra gurë të mrekullueshëm, ndriçim elegant dhe pemë, e shkurre me shije, është një vend tërheqës për evenimente, siç është transmetimi i Kupës së Botës 2018, i cili tërhoqi mijëra tifozë për të parë çdo ndeshje”, thuhet në artikull.

Sipas këtij artikulli, imazhi i shumë viteve më parë është shumë larg nga realiteti i Tiranës së sotme moderne.

Si edhe në rastet e mëparshme, Kryeministri Edi Rama, e ka publikuar artikullin në rrjetin e tij social facebook. Kësaj radhe edhe të përkthyer tërësisht në shqip.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0