Skuadra e Tiranës është shpallur kampione e Shqipërisë pas 11 vitesh pritje. Humbja 1-0 e Kukësit në fushën e Vllaznisë i dha titullin bardhebluve kur duhen edhe 2 javë që të përfundojë Superliga. Goli i Adilit në minutat e fundit vendosi gjithçka.
Tirana është 7 pikë larg Kukësit, diferencë që i jep sigurinë matematikore. Bardheblutë kishin fituar të shtunën 2-0 përballjen me Flamurtarin. Ky është titulli i 25 kampion për ekipin kryeqytetas.
Lexoni: A e keni gjetur ekuilibrin?!
Përballja tjetër e së dielës, Teuta-Partizani, u mbyll pa gola. Laçi fitoi 3-0 me Bylisin në Ballsh, duke hedhur një tjetër hap drejt objektivit Europë. Kurbinasit mbrojnë kështu vendin e tretë në renditje. Javët e fundit me sa duket do të shërbejnë për të vendosur ekipet që do të shkojnë në kupat e Europës dhe skuadrën që do të luajë në play out.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto