Tirana përfshihet në listën e 5 qyteteve evropiane që duhen vizituar për Krishtlindje - Business Magazine Albania

Tirana përfshihet në listën e 5 qyteteve evropiane që duhen vizituar për Krishtlindje

Duke qenë se shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Zonës Shengen kanë vendosur kufizime dhe ndalime për hyrjen e qytetarëve, udhëtarët që duan të festojnë Krishtlindjet javë vendit nuk janë në gjendje të vizitojnë disa nga qytetet europiane të njohura për atmosferën e tyre të Krishtlindjeve.

Edhe pse pothuajse asnjë turist nuk lejohet të hyjë në territorin e BE, ka ende disa mundësi mjaft të mira për ata që dëshirojnë të kalojnë Krishtlindjet në Evropë. Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të BE-së mund të jenë të njohura për tregjet e tyre të Krishtlindjeve, por vende të tjera si Shqipëria, Turqia dhe Rusia, i festojnë Krishtlindjet në një nivel krejt tjetër. Teksa udhëtarët mund të përjetojnë Krishtlindjet dhe festimet perëndimore në këto vende, gjithashtu mund të njihen me traditat lokale të Krishtlindjeve.

Tiranë, Shqipëri

Shqipëria njihet për verën e nxehtë dhe të gjatë, bregdetin e bukur dhe trashëgiminë kulturore. Sidoqoftë, është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për ata që duan t’i kalojnë pushimet e fundvitit jashtë.

Me mbi gjysmën e popullsisë së saj myslimanë, dhe vetëm rreth 10 përqind katolikë dhe shtatë përqind ortodoksë, dikush do të pyeste se si është e mundur që Shqipëria të jetë një destinacion i Krishtlindjeve.  Shqipëria është një vend i harmonisë fetare dhe të gjitha fetë jetojnë së bashku, jo vetëm pa shqetësuar njëra-tjetrën, por edhe duke festuar për njëra-tjetrën data të rëndësishme fetare. Kryeqyteti i është mbuluar me drita gjatë Krishtlindjeve dhe një pemë gjigante është zbukuruar në sheshin kryesor të kryeqytetit ndërsa të tjerët janë vendosur në të gjithë qytetin.

Zakonisht, tregjet e Krishtlindjeve janë gjithashtu të organizuara; megjithatë, për shkak të pandemisë, është ende e panjohur se si do të veprohet këtë vit.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini është se aktualisht, Shqipëria nuk ka një ndalim hyrjeje. Dhe megjithëse ekzistojnë procedura të kontrollit shëndetësor në aeroporte dhe porte të tjera të hyrjes, nuk kërkohet asnjë test negativ i COVID-19.

Qytetet e tjera: 

Zagreb, Kroaci

Dubrovnik, Kroaci

Stamboll, Turqi

Shën Petersburg, Rusi

Schengen Visa Info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0