Brukseli, Dublini, Sofja dhe Tirana u zgjodhën për të krijuar një kuadër pilot referuar të drejtave digjitale - Business Magazine Albania

Brukseli, Dublini, Sofja dhe Tirana u zgjodhën për të krijuar një kuadër pilot referuar të drejtave digjitale

digital framework

Brukseli, i Belgjikës, Dublini, i Irlandës, Sofja, e Bullgarisë dhe Tirana, e Shqipërisë, do të punojnë me ekspertë në qeverisjen digjitale për të bashkë-krijuar, hartuar dhe pilotuar një kuadër ligjor të të drejtave digjitale. Vendet do të marrin këshilla teknike, mbështetje ad hoc dhe të dhëna këshilluese për të adresuar sfidat urgjente që lidhen me aspektet etike dhe të të drejtave digjitale të strategjive dhe projekteve të tyre lokale digjitale.

Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale (The Cities Coalition for Digital Rights), UN-Habitat, Eurocities dhe United Cities and Local Governments – UCLG, me mbështetjen e Open Society Foundations, zhvilloi kuadrin si një mbështetje normative dhe teknike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontekstin digjital dhe atë të qeverisjes vendore.

Pas fazës pilot, qeveritë e katër qyteteve do të kenë rritur kapacitetin për të avancuar të drejtat digjitale në kontekstet e tyre lokale dhe për të ndarë mësimet me qytete nga e gjithë bota.

Lexo: Emigracioni prek industrinë ushqimore

Dublini, Brukseli, Sofja dhe Tirana u përzgjodhën në një thirrje të hapur që qytetet europiane të ndajnë sfidat e tyre për të drejtat digjitale.

Për shkak se teknologjitë digjitale ndikojnë në ndryshimin me një ritëm të shpejtë në shoqëri dhe mund të kenë ndikim të paparashikuar ose të papritur te individët dhe komunitetet, ekziston nevoja për modele të përmirësuara të qeverisjes për të menaxhuar mundësitë dhe rreziqet e nxitura nga teknologjia dhe për të siguruar që të drejtat digjitale të mbrohen dhe promovohen.

Duke nisur nga planifikimi i veprimeve të qytetit për të luftuar ndarjen digjitale deri te krijimi i një programi për ngritjen e kapaciteteve për stafin e bashkisë, sfidat synojnë zbatimin praktik të të drejtave digjitale në nivel qyteti në një mënyrë koherente dhe të qëndrueshme dhe do të ofrojnë njohuri për qytetet e tjera që duan të rrisin kapacitetet në kontekstet e tyre lokale.

Paketat e materialeve të krijuara gjatë pilotimeve do të vihen në dispozicion për qytetet e tjera në një Helpdesk për të Drejtat Digjitale, një platformë me një depo të burimeve të të drejtave digjitale që do të përfshijë gjithashtu mbështetje këshillimore të ekspertëve sipas kërkesës, e cila do të lançohet përgjatë vitit.

Citiesfordigitalrights

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0