Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times) - Business Magazine Albania

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të sektorit financiar global dhe pjesë e grupit Financial Times. Me një histori të gjatë që nga viti 1926, The Banker njihet për analizat e tij në tregun financiar, metodologjinë rigoroze të vlerësimit dhe reputacionin ndërkombëtar në mbi 160 tregje bankare. 

Ky çmim i rëndësishëm vendos në fokus punën e konsoliduar të Tirana Bank gjatë viteve të fundit, një periudhë e karakterizuar nga rritja e qëndrueshme, konsolidimi i performancës financiare, transformimi digjital dhe orientimi drejt përvojës së klientit. Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Londër, përfaqësues të bankës morën trofeun si një dëshmi e qartë e standardeve të arritura.

Vlerësimi nga The Banker vjen pak muaj pas shpalljes së bankës si “Banka më e Mirë në Shqipëri 2025” nga Euromoney, duke e bërë këtë vit një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e institucionit: dy prej emrave më të besueshëm në industrinë financiare ndërkombëtare konfirmojnë të njëjtën gjë, Tirana Bank po shkëlqen!

Lexo edhe:Bankingu i së ardhmes: Teknologji me zemër, besim me emocion

Të vlerësohesh si ‘Banka e Vitit në Shqipëri’ nga The Banker është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ky çmim, së bashku me vlerësimin e marrë nga Euromoney, tregon qartë se puna jonë po perceptohet dhe vlerësohet si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht. Jemi krenarë për gjithçka që kemi ndërtuar dhe të vendosur të vazhdojmë me të njëjtin ritëm ambicioz.”, u shpreh z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank.

Sipas metodologjisë së Financial Times, çmimet “Banka e Vitit” vlerësojnë institucionet bankare në disa kritere themelore: rritjen dhe stabilitetin financiar, transformimin teknologjik, cilësinë e përvojës së klientit dhe kontributin real në ekonominë e vendit. Tirana Bank u dallua në mënyrë të veçantë në secilin prej këtyre dimensioneve, falë rezultateve të matshme dhe kulturës institucionale të përqendruar tek performanca dhe inovacioni.

Ky vlerësim ndërkombëtar i shton peshë reputacionit të bankës dhe e pozicionon edhe më fuqishëm si një institucion dinamik dhe me rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit financiar në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0