Tinder vjen me risi, tani mund të komunikoni me video - Business Magazine Albania

Tinder vjen me risi, tani mund të komunikoni me video

Tinder, aktualisht aplikacioni më popullor në botë i takimeve mes njerëzve që po kërkojnë një partner, po zgjerohet me një opsion të ri në mënyrë që t’i mbajë njerëzit më tepër në aplikacion. I lançuar në fillim të vitit në një fazë eksperimentale, komunikimi me video në Tinder është tashmë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në një moment, kur shumica e njerëzve nuk takohen dot fizikisht.

Kompania e di shumë mirë sesa keq mund të shkojë situata në shërbime të tilla dhe për këtë sqaron se opsioni është krijuar nga ekipi i sigurisë. Quajtur “Face to Face”, Tinder thotë se opsioni ka marrë një vlerësim pozitiv nga përdoruesit e parë të tij. Aplikacionet e lidhjeve mund të duken një mënyrë e çuditshme për të komunikuar në një kohë kur të gjithë po praktikojnë distancimin social.

LEXO: Facebook hedh në treg rivalin e Tinder në 50 vende të Evropës

Tinder kryeson në listat e shkarkimeve në dyqanet e aplikacioneve, veçanërisht në iOS. Përdoruesit mund të refuzojnë thirrjet njëlloj si të refuzojnë një telefonatë. Dhe nëse përdoruesit marrin thirrje të vazhdueshme nga persona që nuk duan të komunikojnë, mund të raportojnë duke ndjekur udhëzimet e publikuara nga Tinder.

Gizmonova

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0