TikTok rikthehet zyrtarisht në Shqipëri - Business Magazine Albania

TikTok rikthehet zyrtarisht në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka vendosur të heqë masat e përkohshme për ndërprerjen e qasjes në platformën online TikTok, një vit pas bllokimit të saj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi u mor të mërkurën e 4 shkurtit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit të ri, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e qasjes në platformë, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe standardet e sigurisë digjitale.

Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë aksesin në platformën TikTok, një vit pas vendimit për bllokimin e saj. Vendimi ka dalë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në vendim parashikohet:

  1. Heqja e masave të përkohshme që ndalonin aksesin në TikTok, pas shqyrtimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.
  2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e platformës, duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
  3. Shfuqizimi i vendimit nr.151 të datës 6 mars 2025, që kishte vendosur masat e përkohshme kundër ndikimeve negative të TikTok.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0