TikTok lançon platformën e re, “TikTok for Artists” - Business Magazine Albania

TikTok lançon platformën e re, “TikTok for Artists”

"Boomerang-u" i TikTok!

TikTok njoftoi të martën lançimin zyrtar të ”TikTok for Artists”, një platformë e re e ndërtuar për të ndihmuar artistët në ndërtimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre muzikore. Ky lançim vjen vetëm dy muaj pasi platforma u vu re në fazë testimi në disa shtete të përzgjedhura.

Ky mjet është krijuar për të fuqizuar lidhjen midis artistëve dhe fansave të tyre, për të përmirësuar përpjekjet promovuese dhe për të udhëhequr krijimin e përmbajtjes në TikTok. Platforma u jep akses artistëve, shtëpive diskografike dhe ekipeve të tyre në të dhëna të detajuara mbi performancën e këngëve dhe postimeve të tyre në TikTok.

Të dhënat përfshijnë numrin e shikimeve, postimeve dhe ndërveprimeve nga krijuesit për çdo këngë, së bashku me statistika të ngjashme për postimet. Gjithashtu, ofrohen analiza mbi ndjekësit e artistit, si mosha, gjuha dhe gjinia.

Lexo edhe: Google shpalos të ardhmen, prezanton robotët që “mendojnë”

Sipas kompanisë, “TikTok for Artists” përfshin gjithashtu udhëzues hap pas hapi për përdorimin e mjeteve të TikTok-ut, si edhe mbështetje shtesë dhe burime ndihmëse.

Në të njëjtën kohë, TikTok prezantoi edhe një veçori të re të quajtur “Pre-Release”, që u lejon artistëve të promovojnë albumet e tyre të ardhshme përmes TikTok-ut. Kjo veçori u jep fansave mundësinë të ruajnë paraprakisht albumet në bibliotekat e tyre të Spotify apo Apple Music, ku ato do të bëhen menjëherë të disponueshme sapo të publikohen.

TikTok ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e trendeve muzikore dhe suksesin viral të shumë këngëve, ndaj krijimi i një hapësire të dedikuar për promovimin e përmbajtjes muzikore duket si një hap logjik. ”TikTok for Artists” pritet të ndihmojë artistët të zgjerojnë audiencën dhe ndikimin e tyre.

Vlen të përmendet se ky zhvillim vjen tetë muaj pas vendimit të ByteDance për të mbyllur TikTok Music, një shërbim transmetimi muzikor që ishte në fazë testimi në disa vende. Në atë kohë, kompania deklaroi se kishte vendosur të përqendrohej në forcimin e rolit të TikTok-ut si nxitës i dëgjimit muzikor dhe vlerës së saj në platformat e tjera të transmetimit.

Aktualisht, TikTok for Artists është i disponueshëm në këto vende: Indonezi, Japoni, Kore, Australi, Zelandë e Re, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Egjipt, Liban, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marok, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Meksikë, Brazil, Kolumbi dhe Argjentinë. Sipas kompanisë, platforma do të shtrihet së shpejti edhe në vende të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0