TikTok do të padisë administratën Trump - Business Magazine Albania

TikTok do të padisë administratën Trump

Tik Tok po planifikon të padisë administratën Trump për urdhrin e saj të fundit që ndalon përdorimin e aplikacionit. Ky lajm është bërë me dije nga NPR të shtunën, duke cituar një burim “të përfshirë drejtpërdrejt në padinë e ardhshme”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë që shënjestrojnë TikTok dhe WeChat, dy nga aplikacionet më të mëdha të Kinës. Në bazë të këtyre urdhrave. pas 45 ditësh, ndalohen transaksionet e kompanive amerikane me pronarët kinezë të TikTok dhe WeChat.Trump përmendi shqetësimet e sigurisë kombëtare. Ai tha që TikTok mund të përdoret për fushatat dezinformuese në dobi të Partisë Komuniste Kineze. “Aplikacioni Tiktok është vlerësuar si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime agresive kundër pronarëve të TikTok”, thuhet në urdhër. Në urdhrin tjetër ekzekutiv, Trump tha se WeChat automatikisht regjistron të dhënat nga përdoruesit e tij. “Kjo mbledhje e të dhënave përbën kërcënim pasi Partia Komuniste Kineze ka qasje në informacionet personale dhe pronësore të amerikanëve”, thuhet në urdhër.

Procedimi gjyqësor i ardhshëm i ‘TikTok’ do të argumentojë se urdhri është “antikushtetues” sepse nuk i ka dhënë kompanisë një shans të përgjigjet, sipas NPR. Raportohet se padia do të argumentojë që referenca e urdhrit për shqetësimet për sigurinë kombëtare është bazuar në spekulime dhe supozime, dhe asgjë nuk është e vërtetë.

NPR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0