Thirrje për aplikime për "Guxo, Ndërto, Ndrysho", programin e sipërmarrjes rinore! - Business Magazine Albania

Thirrje për aplikime për “Guxo, Ndërto, Ndrysho”, programin e sipërmarrjes rinore!

Ke një ëndërr? Një ide që të vlon në mendje? Apo thjesht guxim për ta provuar? Ky program është për ty!  “Guxo, Ndërto, Ndrysho” është një program trajnimi dhe mentorimi për të rinj 19–29 vjeç, që duan:
•    të nisin një ide biznesi,
•    të strukturojnë një ide ekzistuese,
•    ose të kuptojnë realisht si funksionon sipërmarrja në praktikë.

Formulari më poshtë shërben për përzgjedhjen e pjesëmarrësve që do të jenë pjesë e një rrugëtimi intensiv me:
•    4 sesione trajnimi intensive
•    mentorim nga profesionistë dhe sipërmarrës realë,
•    rrjetëzim me aktorë të ekosistemit startup,
•    mundësi reale për të çuar idenë nga mendja në veprim.

Vendet janë të kufizuara dhe përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e motivimit, angazhimit dhe potencialit. Afati aplikimit: 15 Shkurt 2026Nëse je gati të investosh kohë te vetja dhe te e ardhmja jote, plotëso aplikimin dhe bëhu pjesë e programit.

Programi i Sipërmarrjes Rinore “Guxo, Ndërto, Ndrysho” zbatohet nga Fondacioni “Startup Albania” me mbështetje financiare nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR).

Apliko tani

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur.”
— Denzel Uashington
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0